Qeveria e Zaevit po i ngacmon sërish plagët e shoqërisë në Maqedoni

Një delegacion qeveritar, i udhëhequr ngaCvetanka Laskova,  këshilltare e kabinetit të kryeminsitrit Zoran Zaev, ka vendosur lule në monumentin e tetë rezervistëve të ushtrisë maqedonase që ishin vrarë gjatë luftimeve me kryengritësit e UÇK-së.

Ceremonia e homazheve është bërë në barrakat ushtarake ‘Ilinden’ në afërsi të Shkupit, shkruan Konica.al.

Më 10 gusht të vitit 2001, një automjet ushtarak i ushtrisë maqedonase shkeli në mina në rrugën afër fshatit Ljubotenski Bacila.

Me këtë rast patën humbur jetën tetë rezervistë të garnicionit të Shkupit.

Sidoqoftë, ky veprim i Qeverisë së Zaevit mund të sjell acarime të reja në rast se zyrtarët qeveritarë nuk bëjnë homazhe edhe në varrezat e shqiptarëve të vrarë në përleshjet me forcat armatosura maqedonase.

Në vitin 2012, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë Fatmir Besimi i shoqëruar me oficerë të lartë të Armatës së Maqedonisë pati bërë nderime ushtarake në varrezat e luftëtarëve të UÇK-së në Sllupçan të Kumanovës.

Kjo pati zgjuar reagime jo të pakta, veçmas te ish-pjesëtarët e formacioneve ushtarake dhe policore maqedonase.

Në anën tjetër, ambasada amerikane kishte përkrahur fuqimisht veprimin e ish-ministrit Besimi, duke e cilësuar atë si një hap në drejtim të pajtimit ndëretnik.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj