Qytetërimi në Sardenjë ka origjinë shqiptare

A është Sardenja pjesë e Italisë? Po, por i ka vetitë e posaçme të saja; natyra, kultura, tradita, gjuha. Sardenja, nga shumë njerëz konsiderohet “më pak italiane”, për dallim nga anët e tjera të Italisë: izolimi gjeografik në të vërtetë e ka bërë të mundur zhvillimin indigjen të bimëve, shtazëve, por edhe më shumë ruajtjen e specifikave të saja gjuhësore dhe traditat e saja të vjetra qytetare, të cilat kanë mbretëruar mbi shekujt dhe mijëvjeçarët (http://www.everyculture.com/Ge-It/Italy.html ).

Me qëllim e shkrova fillimin me atë çka shkruajnë italianët për Sardenjën, një ishull i madh, por edhe një gjurmë-ndriçuese për të parët tanë. Pra, thuhet se Sardenja (Sardinia) është populluar në kohën e Palelitikut dhe Mezolitikut me ardhacakët nga gadishujt Italian dhe ai Iberik; shikoni,  ju lutem, në studimet italiane thuhet: nga disa popullata, ajo e Regjionit Etrusk (Toskana, present-day Tuscany), të cilët arritën të lëvizin nëpërmjet Korsikës në Sardenjën Veriore; kemi edhe shënimet nga Shpella e Corbeddus, e cila dokumenton kolonizimin Paleolitik të ujdhesës. Po nga Iberia? Katalunët e dikurshëm; Kush guxon t’i mohojë Pellazgët pra?

Të shkojmë më tutje me te çka shkruhet në librat e zakonshëm; në të gjithë Italinë, italishtja është gjuhë zyrtare, por edhe në Sardinia gjithashtu; por gjuha sarde është ende e pranishme. Gjuha e sotme sarde nuk është gjuha e sotme italiane, por është zyrtarisht e njohur dhe e mbrojtur si gjuhë historike minoritare qysh nga viti 1997 nga ligjet regjionale dhe qeveritare të Italisë.

Pra nje gjuhë e ndikuar nga katalonishtja e Spanjës dhe standardizuar edhe me sistemin e saj të shkrimit, si gjuha Limba Sarda Comuna  (“Ethnologue report for Sardinian” ).Të jemi në dijeni gjithashtu që Sardenja është edhe shtëpia e këngës së vjetër polifonike, e njohur si cantu a tenore, por edhe e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 2005, si një trashëgimi botërore e paprekshme.

Nuk dua të futem më thellë, e imja është që me publikimet e mia t`i bëhet e ditur popullit tonë që zemra jonë shqiptare ende rreh pellazgjisht në shumë anë të Evropës. Nuk erdhëm dje apo pardje këndej pari.

Origjina e gjuhës paleo- sarde është pak e njohur. Shqiptarët duhet të punojnë më shumë, sepse me ato studime ia trashim vetes origjinën tonë të mohuar pellazge. “Është e nevojshme që studiuesit shqiptarë të merren me “gjërat sarde” për të parë nëse edhe ata, nga ana e tyre, identifikojnë bërthama të përbashkëta qytetërimi. Gjithashtu, shpresoj që edhe ne nga ana jonë – qofshim ose jo akademikë, por thjesht kureshtarë, ose eksperimentues të arsyeshëm pa paragjykime dhe të pajisur me dritën e logjikës – të merremi me “gjërat shqiptare”, duke studiuar në mënyrë më të thelluar dialektet, traditat dhe toponimet shqiptare. Fatkeqësisht paguajmë një peshë negative: jemi popuj të vegjël në numër dhe nuk e di se sa do të ishim të gatshëm si në Shqipëri ashtu edhe në Sardenjë të thelloheshim mbi këto lidhje delikate.  Prof. Alberto G. Areddu

Ajo që më ka interesuar prej kohësh ka qenë gjetja e shpjegimeve në lidhje me origjinën e sardëve, të cilët duke qenë banorë të një ishulli, patjetër që duhet të jenë të ardhur nga diku, por deri më sot hipotezat e ndryshme që janë shfaqur thjesht kanë eliminuar njëra-tjetrën. Unë prej kohësh jam i interesuar nëpërmjet kërkimit etimologjik në këtë fushë, dhe vështirësia qëndronte në gjetjen e materialeve të mjaftueshëme për të përforcuar denjësisht dhe në mënyrë shkencore ato që ishin në fillim thjesht parandjenja. –  e thotë Prof. Alberto G. Areddu”. Janë më pak revolucionare sesa mund të merret me mend. Ideja e një elementi paleo-ballkanik në brendësi të gjuhës sarde nuk është nje ide e re. Studiuesi më i madh i gjuhës sarde, gjermani Max Leopold Wagner e kishte shprehur këte ide në studimin e tij më 1933 të publikuar në revistën Revue de Linguistique Romane (të cilën kushdo mund ta shkarkojë nga siti web Gallica). Për fat të keq, kjo ide më pas ra në atë të shkollës italiane të ashtuquajtur “mediterraneiste”, që shihte një prani të konsiderueshme elementësh pre-indoevropian në zonën e mesdheut, me më pak elemente indoevropiane.(http://brunildaternova.blogspot.com/2009/06/interviste-me-professor-alberto-areddu.html )

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj