Rama kthen sytë nga nafta, ja puset e arit të zi

Mediat e huaja shpesh kanë trumbetuar se nafta në Shqipëri është një potencial i vërtetë zhvillimi. Me kalimin e viteve, tashmë po merr një rrjedhë tjetër trajtimi i kësaj çështje, e një vëmendje të shtuar ka marë edhe nga kryeministri Edi Rama. Një axhendë e ngjeshur, me shumë takime dhe arritje objektivash kanë qënë në thelb të asaj çfarë Rama i ka mëshuar prej kohësh. Tashmë është evidente se nafta po shndërrohet në armën e re strategjike të Shqipërisë. Kjo reflektohet edhe nga takimet e mbajtura nga kreu i qeverisë.

Brenda pak javësh, kryeministri Rama ka folur me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në lidhje me naftën. Në Kongresin Botëror të Naftës në Stamboll, Rama foli për rezerva të pashfrytëzuara nafte dhe gazi në Shqipëri, avancimin e projektit të TAP, ndërsa ftoi investitorët që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë. Kreu i qeverisë tha se me potencialet e pashfrytëzuara, Shqipëria mund të shndërrohet në front i ri të naftës në botë.

Harta me 386 milionë ton naftë rezervë

Nëntoka shqiptare mban 386 milionë ton naftë rezervë. Deri tani është shfrytëzuar 22.3 % ose 50 milionë tonë e pasurisë nëntokësore është shfrytëzuar që nga nisja e industrisë së naftës në Shqipëri.

Pjesa tjetër, rreth 77.7 % mbetet për tu shfrytëzuar. Të dhënat janë bërë publike në një raport të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

“Rezervat gjeologjike të vendburimeve të vendit tonë, vlerësohen rreth 437 milionë ton naftë. Në varësi të natyrës së rezervuarit natyror të vendburimeve të naftës rezulton se në vendburimet ranore janë depozituar 77,7% të rezervave totale gjeologjike.

Deri tani janë nxjerrë rreth 50 milionë ton dhe ndodhen ende në nëntokë edhe rreth 386 milion ton naftë (rezerva gjeologjike). Rezervat e gazit në vendburimet e njohura të gazit natyror e të naftës të vendit tonë llogariten të jenë 3 miliardë e 630 milion m3N.

Ato i përkasin vendburimeve të gazit natyror dhe vendburimeve të naftës e gazokondensatit në trajtën e gazit të tretur në naftë apo të kondensuar dhe të gazit të lirë në kapelet gazore të disa vendburimeve”, thuhet në raport.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj