Rashica shënon gol të bukur (Video)

Milot Rashica ka shënuar golin e radhës për ekipin e tij Vitesse në kampionatin holandez. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Holandë. Pasi ka fituar Superkupën, skuadra e tij ka marrë edhe fitoren e parë në kampionat, në shifrat 4-1 ndaj NAC Breda.

Rashica ka shënuar golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes, duke gjetur cepin e portës kundërshtare. Mesfushori shqiptar ka dhënë edhe asistin e golit të tretë. Falë kësaj fitoreje, Vitesse merr kryesimin e kampionatit që në javën e parë, ndërkohë që Rashica kërkohet nga disa ekipe prestigjoze në Europë, ku Napoli është një prej tyre.