Rey Manaj, të hënën prezantohet në Spanjë?

Ndryshon sërish kursi i lëvizjes për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rey Manaj. Me shumë mundësi ai pasnesër do të prezantohet në Spanjë, në Segunda Divizion, me skuadrën e Granada-s. “Corriere dello Sport” raporton se Inter ka gjetur praktikisht marrëveshjen me Granada-n për huazimin e sulmuesit shqiptar, me spanjollët që do të kenë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Të hënën pritet zyrtarizimi, me Manajn që nuk është kundër transferimit në divizionin e dytë spanjoll, por natyrisht me premtimin se do të ketë shansin të luajë rregullisht. Sulmuesi i talentuar, në pronësi të Interit, është ende në kërkim të shpërthimit në futbollin profesionist dhe pas një sezoni plot luhatje, tashmë vjen largimi i parë nga Italia.