Rinas/ Përplasen 2 makina, ka disa të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën e Rinasit, ku kanë mbetur të plagosur disa persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, teksa një automjet tip “Benz A-Class” është përplasur me një tjetër makinë “Benz” model 220.

Njëri nga mjetet ka përfunduar në një fushë në anë të rrugës, ndërsa mjeti tjetër në kanal.

Dëshmitë e para nga vendngjarja thonë se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Shkak i aksidentit mendohet se është bërë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj