“Rrokada e Madhe” ose Magna Carta/ Kur ligji s’pyeste as për mbretin…

Magna Carta ka shënuar një pikë kthese në historinë britanike dhe botërore, sepse ishte hera e parë që një sundimtar i nënshtrohej formalisht ligjit. Ajo u shndërrua në një pengesë të madhe ndaj sundimit arbitrar dhe mbretërimit arbitrar dhe është pikërisht ky parim themelor që ka jehuar në shekuj.

Magna Carta ishte shumë e rëndësishme në betejën e shekullit 17 të parlamentit kundër Karlit. Ajo ishte po kaq e rëndësishme për hartuesit e kushtetutës amerikane, dhe sigurisht që ka jehonë edhe sot e kësaj dite.

Sfondi i kartës ishte një shoqëri që po bëhej gjithnjë e më e bashkuar, me një sens më të madh komuniteti. Kishte ide politike për sundimtarë që duhej ti nënshtroheshin ligjit dhe që të qeverisnin në dobi të shoqërisë dhe jo vetvetes.

Gjithë këto ide vinin përkundrejt një forme më të ndërfutur mbretërimi, që i merrte një sasi të madhe parash Anglisë nga njëra anë por që i jepte shumë pak në drejtim të paqes dhe drejtësisë nga ana tjetër.

Me Mbretin John erdhi atje ku nuk mban më. Ai kaloi shumë vite dhe shpenzoi shuma të mëdha në përpjekje për të rimarrë Normandinë, pasi kjo ishte humbur në 1204 – dhe kur dështoi për ta bërë këtë duke shpenzuar të gjithë thesarin, mbeti në fron si një patë e çalë.

Ai ishte gjithashtu një vrasës dhe një feminist i pandreqshëm që shkaktonte frikë dhe urrejtje në cdo nivel personal.

Kishte një shkallë të madhe armiqësie kundër tij, e cila nuk shpjegon në gjerësi problemet por ndihmon për të shpjeguar përse erdhi kulmi me rebelimin në 1215.

Mund ta kuptosh sa e rëndësishme ishte Magna Carta nga fakti që kur John u përpoq ta shfuqizojë marrëveshjen, menjëherë pas kësaj pati një luftë të madhe civile. E vetmja mënyrë që qeveria e pakicës e djalit të John mendoi se mund të fitojë këtë luftë pas vdekjes së tij në 1216 ishte të rifuqizonte aktin.

Përgjatë gjithë shekullit 13 ai citohej në mënyrë konstante. Atëherë, ai u shndërrua në atë që ka mbetur deri sot: një gur themeli për sundimin e drejtë dhe të ligjshëm./Bota.al

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj