Saranda pushtohet nga plehrat, fluksi i pushuesve i papërballueshëm

Saranda është përballur këtë periudhë me fluksin më të madh të pushuesve duke ngarkuar jo vetëm trafikun në qytet por gjithashtu edhe shtuar problemet sa i përket furnizimit me ujë dhe pastrimit. Disa foto të publikuara nga gazetarë në Sarandë tregojnë se këtë qytet e kanë pushtuar mbetjet dhe kazanët mbeten thuajse plot edhe pse sistemi i pastrimit funksionon çdo ditë. Sipas banorëve sasia e mbetjeve që prodhohet është shumë e madhe në këtë periudhë prandaj ndodh që koshat ti shikosh gjithmonë plot. Kjo është një pamje e keqe e qytetit turistik sidomos në rrugët kryesore ku kazanët i sheh në këtë këtë gjendje. Sipas banorëve në periudhën e kulmit të sezonit bashkia duhet të shtojë numrin e mjeteve dhe punonjësve në zonat më të populluara për të mos transmetuar këtë imazh të Sarandës tek pushuesit dhe turistët.

Dy ditë më parë në Saranda u ankorua një prej kroçerave më të mëdha italiane dhe ky imazh me mbetje nuk do të ishte mirë për qytetin që pret fluksin më të madh të pushuesve jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj