Shkëndija mposht kampionin që në start (Video)

Ndonëse vëmendja kryesore është për ndeshjet me Milan, në Tetova sot ka festë, Shkëndija ka fituar ndeshjen e parë të kampionatit. Nuk është kjo arsyeja kryesore, por rivali që kanë mposhtur tetovarët, pikërisht Vardari, që ishte shpallur kampion i Maqedonisë në serzonin e fundit. Kampionati maqedonas ka nisur me supersfidën Shkëndija-Vardar, mbyllur 2-0 për kuqezinjtë tetovarë.

Shkëndija e re nuk ndryshon shumë nga ajo e sezonit të shkuar në emra, por po shfaqet e frikshme me Qatip Osmanin në drejtim. Lojë, gola, fitore dhe ritëm, fitore e merituar ndaj rivalit të vetëm në Maqedoni. Golat erdhën në pjesën e dytë: fillimisht Armend Alimi shënoi një supergol në minutën e 60-të, ndërsa 6 minuta më pas Stenio Junior realizoi edhe golin e dytë, falë një asisti të bukur nga ana e Ferhan Hasanit.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj