Shkëputet një masë shkëmbi tek “Kalaja” në Vlorë/ Policia: Kujdesuni, zonë me rrezik

Gjatë mesditës, në qytetin bregdetar të Vlorës është shkëputur një pjesë e shkëmbit tek “Kalaja”.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve në të dyja akset, Vlorë-Orikum.

Nga njoftimi paraprak, polica thotë se është me mjaft rrezik, pasi ka mundësi të shkëputen të tjera masa nga shkëmbi.