Shpërngulja e madhe ”serbe” dhe mashtrimi historik serb

Serbët, ardhur në kohët e vona dhe falë rrethanave historike, u ngulën në këto anë, por në vazhdimësi mundohen ta bindin botën se ishin këndej pari para se të lindej edhe vetë natyra. Rrethanat historike iu mundësuan serbëve që edhe ata të shkatërrojnë çka mundën dhe çka gjetën. Kryesorja që neve nuk mundën të na zhbëjnë e që ishte qëllimi i tyre. Se për kulturën tonë të kaluar të rrahur në valët e historisë po mundohen edhe sot e kësaj dite ta përvetësojnë dhe ta paraqesin si të tyre. Edhe pse për ne historia ishte njerkë, gjeografia ishte dhe mbeti nënë.

Serbia, si mozaik i formuar nga gurët shumëngjyrësh të kombeve përreth saj duket shumë e bukur, por kur i analizon ato copëza që e kanë formuar e kupton se çdo gjë është e huaj. Në mozaikun e formimit si tokësor ashtu edhe historik të Serbisë, shqiptarët janë ”zbukuruesit” më të mëdhenj të asaj panoje ”historike”. Si shtrirja gjeografike e Serbisë, ashtu edhe historia e saj janë margaritarë të vjedhur, mu nga shqiptarët.

Është për t`u përmendur një mashtrim historik i serbëve në lidhje me shpërnguljen e tyre të madhe nga Kosova në vitin 1690. Sipas burimeve serbe qëndron kjo: ”Shpërngulja e parë e madhe “serbe” ndodhi në vitin 1690, nën udhëheqjen e Patriarkut Arsenije III Çarnojeviçit dhe si rezultat i tërheqjes së Habsburgëve nga tokat “Otomane” në Ballkan. Kurse shpërngulja e dytë serbe gjithashtu nga Kosova ndodhi gjatë vitëve 1737-1739 nën ndikimin e Patriarkut të Pejës, Arsenije IV Jovanoviçit. Në vitin 1690 Imperatori Lepoldi i I iu lejoi refugjatëve që të vendosen në rripin e Savës dhe Danubit dhe e pranoi Arsenije III Çarnojeviçin si udheqës shpirtëror të tyre” (Stefan Pavloviç: Serbia dhe Historia e saj).

Burimet na japin shifra të ndryshme të të shpërngulurve: 37 000 familje, sipas manuskriptit të Manastirit të Shishtavecit të shkruar nga murgu Stefani i Ravanicës (të shkruara 28 vjet pas shpërnguljes), 37 000 familje, sipas Pavle Julinacit (1765), 37 000 familje sipas Jovan Rajiçit (1801), kurse Émile Picot vjen në përfundim se ishin 35000 deri 40 000 familje, pra në mes të 400 000 deri 500 000 njerzëve. Ai thotë: “Ishte traditë e vazhdueshme që numërimi të bëhej me familje dhe jo me numër njerëzish”.

Akademia e Shkencave Serbe e pranon shifrën prej 37 000 familjesh të shpërngulura, kurse sipas Milosh Nestoroviçit ,”Problemet etnodemografike të Kosovës dhe Metohisë” mbetën të shkreta në Kosovë mbi 360 fshatra”.

“Serbët” e shpërngulur u vendosën në Hungarinë e sotme, Vojvodinën e sotme dhe në Kroaci.

Në luftën e koalicionit katolik kundër turqve në luftën 1737 kanë marrë pjesë dhe kelmendasit dhe fise të tjera të Malësisë se Madhe. Mbas humbjes së koalicionit kelmendasit kishin bërë marrëveshje që në rast të humbjes të strehoheshin në territoret e Austrisë.  Kështu, nga Kelmendi kanë ikur 273 familje dhe nga e gjithë Malësia e Madhe, rreth 3000 persona, në Borgo Erizo, Nikinci, në Zara, Hertovski, Zemunik të Kroacisë (Gjon Vuksani). Kjo ishte nga shpërngulja e dytë ”serbe”.

Shpërngulja “serbe”

A kishte serb në atë kohë në Kosovë dhe në numër aq të madh? A mos ishte kjo bartje dhe largim i madh i shqiptarëve ortodoksë dhe katolikë nga Kosova? Duke i analizuar marrëveshjet historike mes Kishës Ortodokse Bizantine dhe Otomanëve për shfarosjen e shqiptarëve, atëherë na del një rezultat i kësaj shpërnguljeje si mashtrim serb për shpërnguljen serbe. Dokument i gjallë janë trashëgimtarët e atyre të shpërngulurve që gjenden edhe sot e kësaj dite në tokat e përmendura më lart dhe që flasin ende shqip.

Por të nisemi edhe nga një fakt tjetër; domëthënia e emrit serb?

”Historiani Cek Josef Holecek (1853 Stožice – 1929 Praha) thotë: Emri serb u mor pas shekullit të mesëm dhe s`ka lidhje me etninë serbe, qe pas shkekullit XX grupi religjioz i fesë orthodokse të Ballkanit e formuan këte emër serb për etninë që sot quhën serb.

Emri Serb ishte emër kyç vetëm për  ortodoksët e jo për përcaktim të një etnie, kemi mijëra të dhëna historike për këte, shkruan Josef Holecek. Shkojmë më tutje, Stojan Novakoviç (1842-1915): Nuk ka dyshim që ortodoksët janë quajtur serbë dhe nuk kishte etni serbe dhe as që ekzistonte-(“Prvi osnovi slovenske književnosti medu balkanskim Slovenima”,Beograd 1893, Stojan Novakovic).

Diplomati Rus Giljferding: Deri në mesin e shekullit XIX ke vënë re se të gjitha kombet që e kishin fenë ortodokse quheshin serbë. http://montenegrina.net/pages/pages1/is … o_u_cg.htm. Vuk Karadžic në vitin 1834 ishte ai i cili e detyroi Njegoshin që të sajonte një etni serbe: Authori, Ljubomir Nenadovic. Profesori i Shkollës së madhe të Beogradit Vladimir K, më 1887 shkruan: “Simo Matavulj në librin e tij “Bilješke jednog pisca” Beograd 1939, shkruan : “Serbë janë quajtur vetëm Ortodoksët dhe ishte vetëm vendi i përkatësisë fetare Orthodokse”. Mark Milani shkruan: “Fisi Kuqi u shkapërderdh, sepse morën ryshfet nga turqit për vetëtradhti si për shembull Lul Palpllumbi, ,turk i fashtit Ledinë; Pal Leka, latin i fshit Bankani; si dhe Punan Deda (Dedin), serb i fshatit Berovë, Beqo Saviçev  nga fshati Leva Reka Që të katërtit kanë marrë pare me kapuç nga turqit” (Atdhetari Shkup) Serbit i është e rëndësishme të quhet i krishterë dhe i krishterë ortodoks dhe shkon aq larg saqë nuk e dallon fenë me kombësinë kështu që ai quan serb çdonjërin vetëm pse është ortodoks ( Serbija 1887).

Bëhet zbërthimi, latini pra katolik, turku-mysliman dhe serbi – ortodoks, pra që të katërtit të fisit Kuqi. Kurse Kuqët nuk ishin as latin as turq e as serb. Pra emri serb ishte emër kyç vetëm për ortodoksët, e jo për përcaktim të një etnie, kemi mijëra të dhëna historike, për të shkruante Josef Holecek.

Të shkojmë më tutje, “Serv” në gjuhën e bizantine është një fjalë që do të thotë “rob”, “tzerboulianous” do të thotë ata që veshin veshje të varfra. Serbët kanë qenë të quajtur kështu për shkak se ata kanë qenë skllevër të perandorisë bizantine. Serb d.m.th. rob, e thotë edhe Ismail Kadare.

Dhe kjo është një tezë tjetër, për  vërtetësinë e të cilës unë nuk kam dyshim. Serb do te thotë rob, serve, shërbëtor, skllav, servant. Vetë emri i tyre tregon që nuk janë etni natyrore, por besimtarë të grumbulluar rreth një besimi te caktuar. ( Atdhetari Shkup).

“Vërtetë historia ka nevojë për dokumente- thotë publicisti Arben Llalla, por në raste të caktuara ka nevojë edhe për logjikë të thjeshtë”.

Duke i analizuar edhe pikturat e kohërave të ndryshme të shpërnguljes së madhe ”Serbe”, pra ortodokse, shohim që Kosova u zbraz nga rreth 400 mijë shqiptarë ortodoksë. Paramendoni rritjen natyrale dhe llogaritni. E gjithë kjo falë turkut, pardon, Otomanëve.

Më duhet të shtoj se manipulimet historike, vjedhje të paskrupullta të serbëve e ilustron edhe kjo “Libri Kosovo nekad i danas” ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416 e shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme gjindet në themelet e një kisheje më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e Ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm Siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve.

…(Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 –1878).

Manipulimet e tyre kanë qenë aq të mëdha saqë edhe në ditët e sotme e kemi të vështirë t`i kundërvihemi. Aq më tepër kur edhe pseudo historianët që punojnë me udhëzime na e turbullojnë edhe më shumë mundësinë e sqarimit të plotë të një historie  të vjedhur pa fije fytyre.

Serbia tashmë u bë një territor ku serbët nuk ishin as 1/4 e popullsisë.
( Foto.: autori Paja Jovanoviç, “Velika seoba srba  “ origjinali e kishte flamurin kuq e zi” ).