Shqiptarët në zemrën e tifozërisë italiane, këndojnë “Albania ale ale”

Nuk janë të paktat rastet ku tifozëria nxehet dhe madje nuk kursejnë dhunën në stadium. Ata marrin çfarë tu dalë para, e për këtë shpesh është dashur edhe ndërhyrja e përforcuar nga ana e policisë. Por një xhest mjaft sinjifikativ ka ndodhur me tifozët italianë, ku ata kanë shprehur respektin ndaj shqiptarëve.

Lushnja ka luajtur para disa ditësh një ndeshje miqësore kundër ekipit italian të Leçes në fushën e këtyre të fundit, ku e humbën me rezultatin 4-0.

Në internet po qarkullon një video, ku shihen tifozët e Leçes duke kënduar “Albania ale ale” si shenjë respekti ndaj ekipit të Lushnjës, por edhe Shqipërisë.

Avversaria Albanese e non può non partire il coro Albania alè.Michel Caputo Fotoreporter

Posted by Michel Caputo Fotoreporter on Friday, August 4, 2017

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj