Shuhet burri më i vjetër në botë

Israel Kristal, i mbijetuari i Holokaustit, të cilit vitin e kaluar i është dorëzuar mirënjohja si mashkulli më i vjetër në botë, ka vdekur dje në Izrael, në moshën 113 vjeçare.

Ai vdiq në qytetin-port, Haifa, në pjesën veriore të Izraelit, pak muaj para se të festonte ditëlindjen e tij të 114-të.

Kristal ishte lindur në Poloni më 5 shtator të vitit 1903.

Ai i përjetoi dy luftëra botërore dhe ishte i mbijetuar i Holokaustit, ndërsa në kampin Aushviz, nga nazistët ishin vrarë gruaja e tij e parë, dy fëmijë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Israel ishte i vetmi që i mbijetoi Holokaustit nga familja e tij e madhe hebre.

Pas luftës, ai u martua përsëri dhe kaloi për të jetuar në Izrael në vitin 1950.

Në vitin 2016, Israel Kristal u çertifikua si mashkulli më i vjetër në botë nga Rekordet Botërore të Ginesit.