Shuhet zjarri në Kondovë të Shkupit

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmë një pjesë të fshatit Kondovë në afërsi të Shkupit.

Për shkak të vonesës së ndërhyrjes së njësive zjarrfikëse, banorë të fshatit janë organizuar për të mbajtur flakët larg shtëpive, raporton Konica.al.

Zjarri është përhapur me shpejtësi edhe për shkak të erërave që kanë fryrë mbrëmë.

Portali Konica.al ka kontaktuar me banorë të fshatit të cilët janë irrituar me vonesën e autoriteteve komunale si dhe mospërdorimi e avionëve për të vënë zjarrin në kontroll.

Megjithatë, zjarri është lokalizuar dhe shtëpitë ndodhen jashtë rrezikut.

Edhe autoritetet komunale të Qytetit të Shkupit kanë konfirmuar se gjithçka është nën kontroll.

Pasi është shuar zjarri, një brez mbrojtës është krijuar me qëllim të parandalimit të çfarëdo rreziku për fshatin.