Sjellja e shkëlqyer e shqiptarëve kur e çliruan Shkupin

Publicisti dhe intelektuali nga Tetova, Nijazi Muhamedi ka sjell në kujtesë disa përshkrime interesante të Shkupit të vitit 1912.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka sjellur një pasazh nga akademiku frëng, Jean Brunhes (1869-1930) që evokon kohën kur kryengritësit shqiptarë çliruan qytetin më të rëndësishëm të Vilajetit të Kosovës, shkruan Konica.al.

«…gjatë atyre tri ditëve, Shkupi ishte tërësisht në duart e tyre. Njerëzit e tyre shëtisnin lirshëm nëpër rrugë me armë në duar dhe e gjithë popullata serbe, të krishterët dhe të huajt kujtonin se u kishte ardhur dita e fundit. Rrëfimin e këtyre ngjarjeve e dëgjova nga burime të ndryshme dhe veçanarisht nga konsulli i Serbisë, një njeri shumë serioz, por që nuk ishte në anën e shqiptarëve, siç edhe mund ta imagjinoni. Gjatë atyre tri ditëve sikush ka pritur të shpërthente një furri dhe qyteti të mbulohej në zjarr e gjak. Mirëpo, në fund, nuk ndodhi asgjë, asnjë akt banditizmi, asnjë vjedhje, asnjë vrasje…».

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj