Temperatura të freskëta në Kosovë

Vala e të nxehtit ‘luciferian’ i ka lënë vendin rënies së temperaturave të larta në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, në vendin tonë gjatë pesë ditëve në vijim do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të sillen nga 13-16 gradë celsius, përderisa ato më të lartat e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë të uljes në pjesën e dytë të javës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometerologjik.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj