Tentoi t’ia hidhte policisë, por u kap “mat”. Ja sa drogë fshihte shqiptari

Një tjetër shqiptar është pikasur nga policia kufitare greke në Igumenicë, pasi fshihte 23 kg kanabis sativa. 32 vjeçari i cili po udhëtonte me një automjet “BENZ”, e kishte fshehur drogën në pjesët anësore të mjetit, duke e modifikuar atë.

Ai ishte duke e imbarkuar për të shkuar drejt Italisë, por policia kufitare greke, me anë të qenit antridrogë arriti të zbulonte drogën. Ende nuk bëhet me dije identiteti i tij, kjo për shkaqe hetimi.