Teori apo mundesi komploti?

Në një artikull me titullin “Mbështetësit e fshehtë të akteve terroriste” publikuar në një gazetë të përditshme, vërehet qartë tentativa për të lidhur burimin e teorive konspirative që qarkullojnë online, me simpatizantët e heshtur të terroristëve.

Me një arsyetim të hollë por jo domosdoshmërisht të drejtë, në artikull arrihet deri në pikën ku supozohet që burimi i teorive konspirative janë pikërisht terroristët apo mbështetësit e tyre të heshtur, quajtur ndryshe radikalët e butë. Në fund të artikullit hidhet edhe një akuzë e fortë kundrejt mbështetësve në mirëbesim të teorive konspirative, duke i akuzuar ata si mbështetës të pandërgjegshëm të terrorizmit.

Fillimisht le ta nisim nga kuptimi i termit “teori konspirative”. Një teori është një supozim, një ide, një koncept, një ipotezë. Nëse do të blija një biletë llotarie mund të fitoja cmimin e madh.

Por deri në momëntin që nuk e blej atë biletë, fitorja ime do të ishte vetëm teorike. Në momentin që vendos dhe e blej realisht biletën, atëherë fitim i cmimit të madh nuk është më teorik por shndërrohet në një mundësi. Sa më shumë bileta të blej aq më shumë bëhet e mundur fitorja. E njëjta gjë vlen edhe për teoritë konspirative.

Deri në momentin që nuk ka prova ngelen vetëm një teori, por kur del ne dritë një element prove, pak rëndësi ka sesa e dobët është, kemi të bëjmë me një mundësi. Sa më shumë prova mblidhen aq më shumë rriten gjasat e konspiracionit dhe në fund nuk kemi më teori por mundësi konspiracioni. (shiko The Power Hour – 911 Planet Site http://www.thepowerhour.com/911_articles.htm )

Projekti për Shekullin e Ri Amerikan

Suksesi më i madh i teorive të konspiracionit u arrit me sulmet e 11 Shtatorit 2001. Janë të shumtë dokumentarët që qarkullojnë në rrjet dhe televizione me pagesë mbi temën e 11 Shtatorit, duke e trajtuar ne këndvështrim konspirativ që implikon qarqe të caktuara individësh, fuqia e të cilëve shkon përtej pushtetit të shtetarëve të zgjedhur me votë demokratike.

Në argumentimet e këtyre dokumentarëve, 11 Shtatori është zanafilla e një epoke të re hegjemonie amerikane për dominimin e Botës. Teoritë konspirative relativisht serioze hedhin hipotezën e ekzistencës së një grushti njerëzish me ide neokonservatore të cilët madje kanë krijuar edhe nje institute të quajtur “Projekti për Shekullin e Ri Amerikan”, shkurt PNAC (Project for the Neë American Century).

Përtej terorive, është fakt se një institut i tillë ka ekzistuar prej vitit 1997 deri në vitin 2006. Ndër themeluesit e këtij instituti gjejmë emra të njohur si Donald Rumsfeld(Sekretar i Mbrojtjes 2001 – 2006) dhe Dick Cheney(Zv. President 2001 – 2009).

Është fakt se ky institut ka patur edhe një faqe zyrtare interneti në të cilën shpaloste filozofinë e vetë neokonsevatore për një shoqëri amerikane kompakte dhe uniforme, të mbajtur ne këmbë nga nje forcë universale si patriotizmi, ku ç’do popull tjetër të trajtohet si armik potencial që mund të monijë interesat e atdheut. Në këtë faqe interneti është publikuar edhe një dokument i quajtur “Rindërtimi i Mbrojtjes Amerikane”(eng. Rebulding America’s Defenses).

Ndër propozimet e bëra në këtë dokument është nevoja për rritjen e shpenzimeve në ushtri dhe përgatitjen e vendit për një të ardhme me luftë në shumë fronte. Në një paragraf të dokumentit thuhet se, në kushte normale, revulocionarizimi i ushtrisë do të zgjaste shumë. Por nëse do të ndodhte një ngjarje katastrofike si ajo e Pearl Harbor-it, gjërat do të ishin më të thjeshta dhe opinioni publik do të dilte në favor të strategjisë së re për ringritjen e forcës ushtarake dhe zgjerimin e hegjemonisë amerikane në Botë.(shiko Project for The New American Century – Rebuilding America’s Defense; Strategy, Forces and Resources for a New Century – 2000)

Osama Bin Laden

Versioni zyrtar për 11 Shtatorin pasqyrohet ne raportin e Kongresit Amerikan. Ky dokument ka shumë detaje të pashtjelluara, fakte të rëndësishme të patrajtuara aspak, zyrtarë të lartë që nuk janë marrë fare në pyetje apo të marrë në pyethe me dyer ti mbyllura, deponimet e të cilëve nuk janë pasqyruar në raport.

Është e veshtirë mos të lindin dyshime kur raporti zyrtar të thotë se, një grusht njerëzish të armatosur me brisqe, nën udhëheqjen një tipi që jetonte në shpellë, lidhur mbas një makinerie dialize, pajisur me një telefon satelitor dhe një laptop, organizojnë sulmin më të sofistikuar kundër hapësirës ajrore më të mbrojtur në të gjithë rruzullin tokësor, në bordin e 4 avionëve komercial, duke u vërdallisur për më shumë se një orë, pa u bezdisur nga as edhe vetëm një avion ushtarak.

Bin Laden, që u akuzua menjëherë si organizotr i atyre sulmeve, u fsheh në malet e Afganistanit, pastaj ne Tora Bora e vone jetoi për vite të tëra në Abotabad duke i shpëtuar rrjetit më të fuqishëm të spinuazhit botëror. Për mrekulli, më në fund një skuadër marinsash e gjetën, e ekzetuan dhe trupin ja hodhën në det, edhe pse Bin Laden i gjallë do të ishte një burim informacioni i cmuar për të goditur rëndë rrjetet terroriste që ai kishte formuar.(shiko Corbett Report – 911: A Conspiracy Theory https://ëëë.corbettreport.com/911-a-conspiracy-theory/ )

Habia më e madhe është që zyrtarisht Bin Laden nuk ka qenë kurrë nën akuzë për këto sulme, përveçse nga mediat dhe politikanët. Është se në arkivën e më të kërkuarve te FBI-se(FBI most ëanted) e vitit 2006, Bin Laden rezulton i inkriminuar vetëm për sulmet terroriste në Kenia dhe Tanzani dhe sulmin ndaj anijes ushtarake amerikane USS Cole.

Por edhe për këto atentate ka dyshime. Ish presidenti Clinton gjate interviste televizive për Fox Neës deklaron: ”Mbas sulmit te anijes USS Cole kisha gati planin për sulmin e Afganistanit, rrëzimin e rregjimit të talebanëve dhe nisjen e një fushate masive për kërkimin e bin Laden. Por në asnjë moment qoftë CIA, qoftë FBI nuk pranuan të certifikonin zyrtarisht implikimin e Usama bin Laden. Askush nuk fliste për ekzistencën e al-Qaedas në atë kohë”.

Po të kthehemi më mbrapa në kohë zbulojmë se grupet e talebanëve, që më vonë u konsitutuan në famëkeqen al-Qaeda, nuk ka qenë armiku por aletati. Ishin kohërat e Luftës së Ftohte dhe fushbeteja qe Afganistani i pushtuar prej Bashkimit Sovjetik.

Mbështetja perëndimore për grupet ekstremiste islamike bëhej hapur dhe pa u preokupuar fare për filozofinë që kishin këto grupe. Madje presidenti Ronal Regan nuk ngurron që fjalimin e lëshimit të anijes kosmike Colombia t’ia dedikon “luftëtarëve për liri” në Afganistan: “Njesoj si Columbia që përfaqëson aspiratat më të larta të njëriut në fushën e shkencës dhe teknologjisë, po ashtu edhe lufta e popullit afgan përfaqëson aspiratat më të larta të njëriut për lirinë ”.

Me popullin afgan Regan nënkuptonte talebanët, liderët e të cilëve ai i priti më 1985 në Shtëpinë e Bardhë: “Këta zotërinj(talebanët) janë ekuivalenti moral i baballarëve themelues të kombit amerikan”, do të deklaronte Regan mbas takimit.

Operacioni Northwood dhe operacionet false flag

Një tjetër fakt i përdorur nga konspiracionistët për të akuzuar shërbimet e fshehta amerikane sit ë implikuar në sulmet e 11 Shtatorit, është zbulimi i një dokumenti të deklasifikuar të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, i ashtuquajturi Operacioni Northwood, ku flitet për një operacion klandestin me qëllim fabrikimin e pretekstit për luftë kundër Kubës së Fidel Kastros.

Një nga skenarët qe propozon ky dokument është zëvendësimi i një avioni komercial amerikan me një avion ushtarak i lyer me ngjyren dhe shkrimet e avionit komercial, për të simuluar kështu një rrëmbim ajror i kryer nga terroristë kastrist.

Avioni me pasagjerët shvendosen në një baze te CIA-s ndërkohë që itinerarin zyrtar e vazhdon avioni ushtarak i cili në radar shfaqet si avioni komercial i linjës derisa lëshon mesazhin e alarmit që në fakt është një alarm i rremë, por në sytë e kontrollorëve të trafikut ajror shfaqet si një rrëmbim. Përsëri në këtë dokument flitet për inskenimin e akteve terroriste në dëm të emigrantëve kubanë në Miami duke i paraqitur ato si vepra te grupeve terroriste kastriste. (shiko The National Security Archive – Justification for U.S. Military Intervention in Cuba http://nsarchive.gwu.edu/neës/20010430/ )
Operacioni Northëood bën pjesë në të ashtuquajturat operacione me flamur të rrem(false flag ops).

Është fakt se gjatë Luftës së Ftohtë, shërbimet inteligjente euroatlantike krijonin dhe financonin direkt ose tërthorazi organizata terroriste të cilat kryenin veprime në dëm të civilëve të pafajshëm, gjithë kjo në kuadër të Strategjisë së Tensionit me moton “Destabilizo për të Stabilizuar”.

Për nga fasada këto organizata kërkonin arritjen e objektivave të tyre ideologjik por në të vërtetë qëllimi ishte rritja e revoltës popullore kundër ideologjive që ato pretendonin se kishin përqafuar. Prova e parë zyrtare e ekzistencës së strategjisë së tensionit vjen nga ish kryeministri italian Giulio Andreotti kur pranoi publikisht gjatë një seance parlamentare ekzistencën e organizatës paramilitare “Gladio” të krijuar nga NATO dhe shërbimet inteligjente euroatlantike.

Qëllimi i Gladios ishte fillimisht organizimi i luftës guerile në eventualitetin e një lufte me vendet e Paktit të Varshavës, por në fakt, duke qenë se një luftë e tillë nuk erdhi, Gladio u specializua në organizimin e operacioneve “false-flag”, ose thënë ndryshe, në kryerjen e sulmeve terroriste nën flamurin e organizatave ekstremiste kryësiht të majta, për ti nxjerrë ato dhe ideologjinë që ato përfaqësonin mizore në sytë e publikut të frikësuar.

Lista e teorive konspirative është e pafund. Në këtë shkrim u pasqyruan vetëm pak prej atyre teorive të lidhura me 11 Shtatorin, duke menduar se kjo ngjarje është e lidhur ngushtë me ngajrjet që kanë pasuar.

Se sa janë të vërteta këto teori nuk është ky vendi për ti gjykuar, por ka shumë fakte që të bëjnë të ndalosh pak dhe të mendosh me sy më shumë kritik kundrejt versioneve zyrtare të cunguara. Nuk është e drejtë të quash aleatë të terroristëve ata që marrin pak kohë për të supozuar teza alternative.

Nuk po flasim këtu për teori konspirative pesë lekëshe si ato që qarkullojnë për sulmet e Parisit apo Brukselit, por për dyshimet që të lindin kur merr vesh se një grusht kriminelësh rruge të konvertuar në ushtarë të inflitruar të ISIS, kryejnë sulme kaq të rënda dhe të mirkoordinuara, pa rënë fare në sy të shërbimeve inteligjente.

Në fakt shërbimet inteligjente nuk janë gjithnjë aq inteligjente, dhe me shumë mundësi nuk kanë ditur asgjë për atë që po përgatitej. Por një qytetar i theshtë nuk mund të rri indiferent kur merr vesh se këto shërbime, që thithin me miliona euro nga taksat e qytetarëve, nuk arrijnë të kryejnë detyrën e tyre.

“Besimi tek e vërteta nis me dyshimin mbi të gjitha të “vërtetat” që të janë servirur.” thoshte Nitzsche. Për fat të mirë jetojmë në një kohë që na është siguruar liria e dyshimit. Le të shpresojmë se nuk do të na quajnë mbështetës të terroristëve vetëm se për pak çaste dyshuam.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj