Theu rekordin Guinnes. Vdes njeriu më i vjetër në botë

Një vit pasi iu dorëzua çmimi si njeriu më i vjetër në botë nga Guinnes World Record, ka ndërruar jetë 114-vjeçari Yisrael Kristal. Lajmi është përcjellë nga mediat izraeliane.

Kristal i mbijetoi holokaustit, në 1940 u deportua në kampin e përqëndrimit në famëkeqin Aushvic, ku humbi gruan e parë dhe dy fëmijët. Me gruan e dytë jetoi nga 1950-ta në Haifa në Izrael.