Turqia kundërshton sanksionet ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Xhavushogllu ka thënë se Ankaraja vazhdon t’i kundërshtojë sanksionet ndaj Rusisë për shkak se ato po reflektohen negativisht në ekonominë turke.

Në të kaluarën, Turqia ka vuajtur dëme si rezultat i këtyre sanksioneve. Sanksionet kundër një vendi me të cilin kufizohemi dhe jemi partnerë po e dëmtojnë ekonominë tonë. Kjo është arsyea pse nuk i bashkëngjitemi sanksioneve kundër Rusisë”, ka thënë kreu i diplomacisë turke.

Xhavushogllu ka nënvizuar se Turqia kërkon një zgjidhje të problemit përmes dialogut, në mënyrë që të mos cenohet ekonomia.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj