Vasili gjen veten në vargjet e Dritëro Agollit: Qeverisje përbuzëse…

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë një krahasim të aktualitetit politik me vargjet e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, duke ironizuar në një farë mënyre qeverisjen në Shqipëri, me në krye kryeministrin Rama.

Dritëroi shkruante këto vargje të rralla të një filozofie politike. Çdo ditë provojmë këtë dëshpërim agollian për shkak të qeverisjes së shurdhër, të tharë nga çdo ndjenjë, përbuzëse dhe që nuk i dhemb aspak ky vend, ndërsa Dritëroit kjo dhimbje për Shqipërinë nuk ju shërua”, shkruan Vasili.