Vazhdojnë kërcënimet/ Trump rrit tonet ndaj Koresë së Veriut

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon me kërcënimet ndaj Koresë së  Veriut.

Kësaj radhe Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probleme shumë, shumë të mëdha” nëse ndodh gjë në territorin amerikan të Guamit.

Trump tha se SHBA mund të vendosë sanksione të tjera “shumë më të forta” për Korenë e Veriut.

Trump në bisedën me homologun e tij kinez  Xi Jinping, tha se ky i fundit i mëshoi idesë së një zgjidhje paqësore.

Shtëpia e Bardhë tha se të dyja palët ranë dakord që Korea e Veriut duhet të ndalojë “sjelljen e saj të shtuar tejet provokative”.

“Askush nuk e do zgjidhjen paqësore më shumë se Presidenti Trump, këtë a them unë”, tha Trump.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj