Vuçiç dhe Dodik nismojnë dokumentin për ‘mbijetesën e serbëve’

Krerët politikë serbë në Mal të Zi kanë premtuar mbështetje për nismën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për një deklaratë që siguron ‘mbijetesën’ e identitetit kulturor serb në vendet e ish-Jugosllavisë.

Partia Nova, që përfaqëson bashkësinë serbe në Mal të Zi, do të marrë pjesë në draftimin e propozimit të Vuçiçit për ‘mbijetesën e kombit serb’, duke pretenduar diskriminim dhe trysni politike nga ana e autoriteteve të Podgoricës, përcjell Konica.al.

Deputeti serb në Parlamentin e Malit të ZI, Jovan Vuçuroviç ka deklaruar se partia NOVA do të bëjë propozime konkrete jo vetëm për përmirësmin e gjendjes së serbëve në këtë vend, por edhe për “mënyra të tjera kulturore të bashkimit të serbëve nga të gjitha territoret serbe”.

Deklarata, e propozuar bashkërisht nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe ai i Republikës Serbe në Bosnjë Millorad Dodik, synon mbrojtjen e kombit, gjuhës dhe kulturës serbe.

Nismëtarët pohojnë se dokumenti, pas konsultimeve edhe me përfaqësuesë të serbëve në rajon, do të jetë gati kah fundi i nëntorit.

Serbët, që përbëjnë afër një të tretën e popullatës së Malit të Zi shumëetnik, ankohen se janë margjinalizuar politikisht gjatë pushtetit të gjatë të Millo Gjukanoviçit, i cili pavarësisht kundërshtimeve, e ka larguar vendin e tij prej Rusisë dhe Serbisë duke e anëtarësuar në NATO.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj