Vullneti i mirë i të rinjve vë në vend nderin e Skënderbeut

Aktivistë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar sot kanë vënë shkronja të reja në përmendoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë.

Duke qenë se persona të pandërgjegjshëm kishin njollosur mbishkrimin në permendoren e heroit kombëtar, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ka vënë një mbishkrim të rregulluar ku bijnë në sy edhe simboli i shqiponjes dhe harta e Shqipërisë Etnike, shkruan Konica.al.

Sipas kryetarit të kësaj organizate, Tahir Veliu, qytetarë të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria kanë dhënë mjete financiare për projektin e rregullimit të monumentit të Gjergj Kastriotit në Prishtinë.

Ata kanë paralajmëruar se me mjetet e pashpenzuara do të rregullohet edhe busti i Isa Boletinit në Vlorë.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj