Zjarret/ Dule e ka me Ramën: Po ndjek politika të mbrapshta ndaj minoritetit grek

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule me anë të një statusi në Twitter, ironizon kryeministrin Edi Rama në lidhje me zjarret e rëna në bashkitë e Finiqit dhe Dropullit.

Dule thotë se prej një jave bashkitë Dropull dhe Finiq janë lënë në mëshirë të zjarreve, ndërsa evidenton mungesën energjisë elektrike dhe ujit.

Sipas Dules, kjo mund të jetë pasojë e një politike të mbrapshtë në kurriz të minoritetit grek që jeton atje.

“Prej një jave Bashkitë Dropull dhe Finiq në meshirën e zjarreve. Ndërprerjet e energjisë elektrike shumëorëshe. Uji i pijshëm me pikatore. Thjesht pasojë e mungesës totale kapacitetesh, apo politika të mprapshta të mirëmenduara ndaj pjesëtarëve të minoritetit këto ditë festash?” thotë Dule.