Zoti flet shqip!

“Gjaku shqiptar që rrjedh në venat tona më bëri të shkruaj këtë shkrim, që ta kemi gjithmonë afër, që mos të harrojmë kurrë mëmëdheun tonë dhe gjuhën tonë amtare, vlerat e së cilës do t’ia njohë e ardhmja”-statusi ne Facebook

Në shkallë ndërkombëtare prej gjithë përfundimeve të tyre të verifikuara mirë, del se pellazgët i kanë sjellë Evropës, ndër të tjera, alfabetin e parë, qytetërimin më të lashtë: mjeshtërinë, teknikat e dobishme, themelet e shkencës, mitologjinë etj., e në veçanti emrin e vetë Evropës, kulturën e grurit, shpikjen e bukës, ndërtimin e qyteteve e bërjen e regjistrimeve, të ligjeve, të monedhave, të Lojërave Olimpike… (Dr. Dhimitër Pilika, 1994)

Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar është provuar në mënyrë të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave, konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme: historigrafisë, numizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës, etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë, jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj.

Dhe zbërthimin e këtyre që u thanë më lart na e japin Dhimitri Pilika, Edouard Shneider, Aristidh Kola (etj.), si dhe vetë qenia jonë që i mbijetoi oqeaneve të historisë dhe valëve të mëdha të saja përpirëse që herë e fundosnin e herë qitnin në sipërfaqe të jetës së pasardhësve lashtësinë e vet. Edhe pse shpesh thuhet që shkenca ende nuk ka arriitur të zbërthejë origjinën racore të pellazgëve të humbur në natën e errët të kohës, prapësëprapë lindja e këtij populli të lashtë në agun e historisë së popujve mund të zbërthehet përveç të tjerash edhe me anën e një populli të lashtë që ende jeton dhe me gjuhën e atij populli që ende flitet.

Prejardhja e një populli është e lidhur ngushtë me prejardhjen e gjuhës se tij dhe një gjuhë e pavarur do të thotë një popull i veçantë.

Zoti fliste Shqip! Duke lundruar në oqenin e mileniumeve arrijmë në një të vërtetë të mohuar, të vjedhur, të fshehur nga zilia historike e prejardhjes se të mëvonëshmëve dhe e cila ishte shpesh e rrezikshme për t’u përmendur edhe nga vetë trashëgimtarët e asaj të vërtete. Që të kthehemi në trajtimin tonë, të themi që gjuhët primitive ishin monosilabike (njërrokëshe, njëzëshe) dhe të cilat me kalimin e kohës dhe nevojave për komunikim janë bërë shumërrokëshe, duke e shtuar në rrënjën e fjalës një tingull tjetër që të flasin me fjalë shumë më të përbëra, po në të njëjtën mënyrë sikur një fëmijë disamuajsh, i cili e fillon belbëzimin e disa fjalëve njërrokëshe dhe në mënyrën e tij të thirrjes dhe pasthirrjes.

Herodoti (484-425 prK) na shpjegon në mënyrë shumë bindëse përvojën me dy fëmijë në Egjipt. Mbreti i Egjiptit, për të mësuar se cili ishte populli më i vjetër, bëri këtë: Dy fëmijë të posalindur iu besuan një gruaje së cilës i ishte këputur gjuha në mënyrë që ajo të mos kishte mundësi t’iu fliste fëmijëve dhe në mënyrë instiktive të mos ndikonte te ata në formimin e të folmës së tyre, sepse të gjitha gjuhët fillojnë të mësohen nga veshi (të dëgjuarit).

Herodoti shpjegon që fjala e parë që ata kishin klithur ishte ”bukë”. Duke kërkuar ndër të huajt, banorë të Egjiptit, se nga cili popull vinte kjo fjalë, ai gjeti se ata ishin frigjët ata që i thonin ”bukës”. Frigjët, (Frigasit), ishin pellazgë dhe ata flitnin gjuhën e shqiptarëve të sotëm.

Dhe vërtet ishte fjalë monosilabike që është e mundshme nga fëmija ( A.Kola, E. Schneider). Për t’i dhënë vendin e saj racës pellazgjike në llojin e njerëzimit, ne nuk do të shërbehemi me cilësi anatomike (Edouard Schneider), por me gjuhën, përrallat dhe tregimet, legjendat dhe zakonet e shqiptarëve të cilët janë të zbriturit e drejtpërdrejtë të pellazgëve.

Do të flasim për gjuhën shqipe. Gjuha e pellazgëve duhet të ketë qenë një gjuhë admirative, ekslamative, demonstrative dhe imitative; kështu, me një gjuhë monosilabike dhe konçize, ku çdo rrokje, çdo zë e jep një kuptim të plotë. Ne mund të dimë që njeriu i asaj kohe nuk ka mundur të përdorë shprehje dy ose më shumë rrokëshe për të emërtuar diellin, yjet, tokën, ujin, zjarrin, frymën, njeriun, zogjtë, pemët. Nëse ne e marrim që gjuha e shqiptarëve diellit i thotë dillë, qiellit-qillë, dheut-dhe, yjeve-hyll Hyi, zjarrit-ziarm ose zierm, frymës-erë, njeriut-njer, shtazës-shtans, zogut-shpen, pemës-pem’;kreut-kok´ose kry, ujit-uj’; shohim që të gjithë emrat janë të shkurtër, të ëmbël për dëgjim, shprehës kuptimplotë me një harmoni të madhe imituese.

Dielli e shpreh idenë e një qendreje ndriçuese: Dielli e fillon ditën. Nga Dielli rrjedh dita, pastaj drita dhe e drejta. Qielli e shpreh idenë bashkëkrijuese (nga mitologjia, bashkimi i qiellit me tokën e bëri njeriun). Dhe, dheu e shpreh të zezën, terrin mbi tokë. Edhe sot thuhet ”Zi si dhe (dheu)”. Nir (njeriu) e shpreh gjendjen e njeriut të parë të vëmendshëm, i përmbledhur, i përmbajtur karshi natyrës.

 

Edourd Schneider e shpjegon që emri njeri rrjedh nga dy fjalë me ni (ndie) me ri ( me ndejt, qëndruar). Për thellim më të madh të lexohen autorët e cituar më lart. Një studim më i thellë të dërgon në gjuhën e Homerit, gjuhë e cila shpjegohet vetëm me anën e shqipes së sotme. Shpjegimet e mëtutjeshme të gjuhës së Zotit e tejkalojnë qëllimin e shkrimit, por ky shkrim le të jetë një grrithje në gjuhën më të vjetër të botës.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj