10 bibliotekat më të bukura në botë

Nga më antiket tek më futuristet, bibliotekat nëpër botë janë një hallkë shumë e rëndësishme e historisë, kulturës dhe artit. Po ju prezantojmë një listë të 10 bibliotekave më të mira në botë.

Biblioteka George Peaboy në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më shumë sesa një biblioteke ajo përngjason më një Katedrale librash neoklasike e cila u kompletua në 1878 dhe ka në arkivin e saj rreth 300 mijë libra. Pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë më artin, historinë dhe literaturën angleze e amerikane.

Kjo bibliotekë antike ka dhe anën e saj romantike. Është e përbërë nga pesë kate, me një dysheme mermeri bardhë e zi, ballkone me dekoracion hekuri dhe kolona ngjyrë ari. Nuk është çudi fakti që ky vend është një nga më të kërkuarit për të organizuar celebrime martesore duke parë vetë stilin mbretëror që ajo mbart.

Biblioteka e kolegjit Trinity në Dublin,Irlandë.

Duke hyrë në sallën kryesore të bibliotekës së Dublinit, të duket vetja sikur je në sheshxhirimin e filmit “Star Ëars”. Korridori prej 65 metrash i rrethuar me libra, duket identik me atë të Tempullit Jedi në episodin e dytë të “Star Ëars” në vitin 2002. Përveç magjisë së vendit në bibliotekën e Dublinit gjënden edhe disa libra mjaft të rëndësishëm si libri i Kells, dorëshkrimi i katër Ungjijëve të Testamentit të Ri i cili përkon me vitet 800 pas lindjes së Krishtit.

Biblioteka Kombëtare e Republikës Çeke.

Biblioteka Kombëtare e Çekisë, në Pragë, me stilin e saj barok u inagurua në vitin 1722 dhe mban në arkivin e saj rreth 20 mijë vepra ndër më të rëndësishmet në botë përsa i përket literaturës mjekësore dhe teologjike. Nuk ka nevojë të jesh doemos i apasionuar pas leximit për ta adhuruar bukurinë e kësaj biblioteke. Mjafton të shihni afresket në tavan që përfaqësojnë artin dhe historinë  dhe globat e florinjtë. Ajo u ndërtua nga jezuitët në shekullin XVIII dhe është pjesë e Clementinum, një nga komplekset arkitekturore më të bukurat në botë.

Biblioteka mbretërore në Kopenhagen,Danimarkë.

Kur je para derës së bibliotekës mbretërore në Kopenhagen, duhet të lësh mënjanë idenë e një biblioteke normale . Është pagëzuar edhe me emrin “Diamanti i zi” për shkëlqimin e mermerit të zi dhe formën e çrregullt. Një strukturë tepër modern e cila është pozicionuar buzë lumit duke patur mundësinë të shijosh një nga panorama më të bukura të qytetit.  Përveç librave, në bibliotekë ka një bar, një restorant më pamje nga deti, një sallë koncertesh dhe tre hapësira ekpozite ku përfshihet koleksioni i kartonave të animuar danez dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë.

Biblioteka Kombëtare e Seattle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Biblioteka e Seattle është thjesht e mrekullueshme. Duket sikur vjen nga e ardhmja, për shkak të formës dhe arkitekturës së saj. E projektuar nën kujdesin e arkitektit hollandez Rem Koolhaas, kjo strukturë xhami dhe çeliku, ngrihet mbi panele diagonale dhe një shumëllojshmëri  këndesh kubizmi antikonformist. U hap për publikun në vitin 2004 dhe vetëm tre vjet më vonë zuri vendin e 108 në listën e Insitucionit Amerikan të Arkitektëve që përfshin “150 veprat më të mira arkitekturore amerikane”.

Biblioteka e Shtutgart,Gjermani.

Ke humbur rrugën në Shtutgart? Nuk do ta kesh aspak të vështirë të gjesh Bibliotekën Civile. Kjo strukturë prej nëntë katesh, shkëlqen si të jetë një kub Rubik prej xhami që shndrit gjatë ditës, shkëlqen në perëndim dhe merr një ngjyrë blu ndërsa bie nata. Ka një contrast të dukshëm mes fasadës së jashtme ngjyrë bojëqielli dhe interiorit të brendshëm i cili është totalisht i bardhë. Është për t’u theksuar se ambienti nuk është aspak i ftohtë. Rradhët e gjata me libra të sistemuar bukur në raftet dhe numri i madh i vizitorëve i japin mjaft jetë kësaj biblioteke.

Biblioteka e Manastirit të Wiblingen në Ulm,Gjermani.

Një shembull magjepës i stilit Rokoko, i cili ishte mjaft në modë shekuj më parë, ëshë pikërisht biblioteka e Manastirit të Ëiblingen. Është një shpërthim ngjyrash, formash, florinjsh e skulpturash druri të cilat duken si mermeri. Tavani i saj është i mbuluar me afreske të cilat do t’ju lënë pa frymë.

Biblioteka mbretërore e Manastirit Escorial në Madrid, Spanjë.

Themeluar nga Filipi II në Manastirin e Escorial, kjo bibliotekë është vërtet një thesar. Nën tavanin e pikturuar, gjenden kryevepra të literaturës botërore. Salloni kryesor është i mrekullueshëm dhe më shumë se sa një bibliotekë, ajo ngjan me një Katedrale.

Biblioteka Joanina në Universitetin e Coimbra, Portugali.

Biblioteka Joanina e stilit barok, është biblioteka e Universitetit të Coimbra-s i ashtuquajtur një vend luksoz për libra dashësit. U ndërtua në shekullin e XVIII gjatë mbretërimit të  Juan V nga i cili mori dhe emrin. Është e ndarë në tre dhoma të mëdha, të ndara nga harqe dhe muret janë të mbuluara me libra nga toka deri në tavan. Ky monument kombëtar mban në të, më shumë se 250 mijë libra

Biblioteka e Admont, Austri.

Biblioteka e Manastirit të Admont në Austri është biblioteka më e madhe nga të gjithë manastirët e tjerë dhe një pasuri e madhe e artit barok. Arkitekti që ideoi këtë kryevepër ishte Josep Hueber,  i cili në 1776 vizatoi një hapësirë 70 metra , me gjerësi 14 metra dhe lartësi 13 metra ku ruhen rreth 70 mijë vepra. Tavani me afreske pikturuar  nga Bartolomeo Altomonte është një nga karakteristikat më të veçanta.

/Urbanusblog