10 yjet e futbollit që nuk e fituan dot Champions

Mund të kenë fituar edhe Kupën e Botës, “Topin e Artë” dhe shumë tituj të tjerë, por janë shumë yje që nuk kanë fituar kurrë Champions League, trofeu më prestigjoz për klube në Europë. Vetëm Ibrahimoviç dhe Buffon vazhdojnë t’i mbajnë gjallë shpresat se mund ta fitojnë sërish. Portieri italian ka humbur dy finale.

Gazeta e njohur spanjolle “AS” ka përpiluar një listë të 10 yjeve të futbollit që nuk e kanë fituar dot Champions League, mes tyre edhe braziliani Ronaldo, legjende e Roma-s, Totti, apo fituesi i “Topit të Artë”, çeku Nedved. Më poshtë po ju japim 10 emrat…

RONALDO NAZARIO – Konsiderohet si një ndër sulmuesit më të mirë në histori të futbollit, por asnjëherë nuk arriti ta fitojë Ligën e Kampionëve, edhe pse ka fituar “Topin e Artë” dhe Kupën e Botës. Te Real Madrid luajti në nivele të larta, por “Los Blancos” ishin të pafat për shumë vite me radhë në Champions, që i kushtoi edhe Ronaldos. Pavarësisht se nuk e ka fituar, ai ka lënë gjurmë me paraqitjen në “Old Trafford” ndaj Manchester Unitedit.

ZLATAN IBRAHIMOVIC– Suedezi është një ndër sulmuesit më të suksesshëm në Europë. Ka fituar dy herë titullin në Holandë, pesë tituj në Itali, katër Ligue 1 dhe një herë ligën spanjolle, por kurrë nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ibra ka luajtur për shumë klube të mëdha europiane, por i mungon trofeu me “veshë”. Ndoshta do të arrijë këtë me Jose Mourinhon e Manchester United këtë edicion.

GIANLUIGI BUFFON – Ka luajtur shumë finale të Champions, së fundmi kundër Real Madridit, por gjithmonë është mposhtur. Ai po shkon drejt fundit të karrierës dhe pritet që të jetë ky sezoni i fundit me “Zonjën e Vjetër”. Ndoshta do të arrijë të shpërblehet, pasi Juventus është kandidat serioz për ta fituar Championsin në sezonin 2017/18, edhe pse humbi mbrëmë ndaj Barcelona-s.

MICHAEL BALLACK – Ishte dy herë afër, fillimisht në vitin 2002, por humbi për shkak të magjisë së Zinedine Zidane ku triumfoi Real Madrid dhe më pas në vitin 2008 ku Chelsea humbi nga penalltitë ndaj Manchester Unitedit.

RUUD VAN NISTELROOY – Një sulmues me cilësi të mëdha që ka shkëlqyer te Manchester United dhe Real Madrid, por nuk kishte shumë fat që ta fitojë Ligën e Kampioneve.

DENNIS BERGKAMP – Një ndër lojtarët më të mirë në histori të Arsenal së bashku me Henry e Vieira. Ai iu afrua Champions në vitin 2006, ku Arsenal u mposht nga Barcelona në finale.

PAVEL NEDVED – Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2003 gjithashtu nuk ka arritur kurrë ta fitojë Champions League. Në atë vit Nedved dështoi ta fitojë në finale ndaj Milan.

ERIC CANTONA – Futbollisti francez ka qenë një ndër më të mirët që kanë veshur ndonjëherë fanellën e Manchester United, por karrierën e tij të artë nuk arriti ta kurorëzojë me trofeun e Chapions League. Vitet më të mira i kaloi te “Djajtë e Kuq” dhe e lafutbollin në formën më të mirë, në moshën 30 vjeçare në vitin 1997. Dy vite më pas United fitoi Champions.

FABIO CANNAVARO – Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006 ka triumfuar me Italinë në Kupën e Botës, por edhe ky nuk ka arritur ta fitojë Champions. Luajti për Juventus e Real Madrid. Megjithatë, CanNavaro ka një trofe europian për klube. Në vitin 1998 fitoi Kupën UEFA me Parma-n.

FRANCESCO TOTTI – Lojtari më i mirë në histori të Romës dhe një ndër më të mirët në histori të Italisë dhe në botë, nuk arriti asnjëherë të shijojë ndjenjën e triumfit në Europë. Ai nuk e fitoi trofeun, por theu rekord për të cilin do të mbahet mend gjatë. Totti u bë lojtari më i vjetër që shënon gol në Champions League (38 vjet dhe 59 ditë). Ka fituar edhe Kupën e Botës në 2006.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj