5 gjërat që femrat shohin tek meshkujt

Shikimi

Nuk ka rëndësi ngjyra e syve por ajo që femrat shohin së pari tek një mashkull, është mënyra si ai i sheh. Nga vështrimi i tij, një femër arrin të kuptojë shumë për personin që ka përballë.

Pamja

Është një nga gjërat e para që një femër vë re tek mashkulli që ka përballë, sidomos detajet dhe mënyra se si ai ka kombinuar ato që ka veshur. Pamja na përfaqëson dhe me anë të veshjes ne tregojmë shumë mbi karakterin tonë.

Fundshpina

Ana e pasme është e rëndësishme edhe për femrat. Femrat pëlqejnë meshkujt e tonifikuar e me fizik të mirë. Nëse ai kujdeset për fizikun e tij, do të thotë që ka respect dhe dashuri për veten.

Gjatësia

Janë të pakta fermat që pranojnë të qëndrojnë me një mashkull më të shkurtër se to. Tradicionalisht, preferojnë të kenë në krahë një mashkull më të gjatë që t’i krijojë një ndjenjë sigurie dhe mbrojtjeje.

Toni i zërit

Një zë i thellë, është kosideruar shpesh si intrigues dhe sensual nga ana e femrave. Mënyra dhe toni i zërit, ndikojnë shumë në afrimin apo largimin e një femre kundrejt një mashkulli. E keni ju në dorë këtë!