80 votat pro Ruçit/ Dhëndri i Berishës: U thye PD, turp dhe trishtim!

Pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit me 80 vota pro si kryetar i ri Kuvendit, ka reaguar ashpër edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës.

Me një gjuhë të ashpër kreu i departamentit për Mjedisin në PD ka thënë se nuk është faji i Ramës, por i vetë PD që i është thyer busulla morale.

Statusi i Jamarbër Malltezit

Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot, seancen e pare te kuvendit 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte me faji i edvinit qe si hajdut blen dhe korrupton, por i PD qe e krijuam me mund, sakrifica dhe perballje me kucedren komuniste por qe tani i eshte thyer busulla morale. Si do motivojme njerezit e thjeshte kur ata shohin qe dalin ca zuzare qe shkojne sipas parase se piste te edvinit? Pse do votojne PD kur njerezit e thjeshte mund te bejne fare lehte te njejten gje qe benkan ca zuzare? Turp dhe trishtim! Palacollek.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj