88 për qind e maqedonasve shprehen kundër shqipes

Derisa Ligji për Përdorimin e Gjuhëve po procedohet në institucionet shtetërore në Maqedoni, media të afërta me qeverinë e kaluar kanë nisur të nxisin një valë mosdurimi tek audiencat e tyre përkatëse.

Kështu, portali ‘republika.mk’, që është i afërt me VMRO-DPMNE-në, ankohet se Zaevi po e bën veshin e shurdhër ndaj kundërshtimeve të maqedonasve për ligjin që avancon shqipen në nivel shtetëror, transmeton Konica.al.

Ky medium citon anketën e fundit të realizuar në fillim të gushtit, i cili pasqyron kundërshtimin masiv të maqedonasve ndaj gjuhës shqipe.

Sipas sondazhit të kryer nga Instituti Pavel Shatev 88.1 për qind e qytetarëve të anketuar (pa pjesëmarrjen e shqiptarëve) nuk mbështesin Ligjin për Gjuhët.