Abuzoi me të miturën, arrestohet 24-vjeçari

Është vënë në pranga pasi një vit më parë gjykata e ka dënuar për një vepër të kryer rreth 2 vjet më parë një i ri në Elbasan. 24-vjeçari ishte shpallur në kërkim dhe gjyqi ndaj tij është zhvilluar në mungesë. Spanjoll Buzhani është kapur së fundi gjatë një operacioni të policisë pasi i kishte shpëtuar disa herë arrestimit. Ai ishte dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.  Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim: Spanjoll Buzhani, 24 vjeç banues në Elbasan. Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 08.07.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare. Ai ka pretenduar se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës dhe nuk e dinte se kjo përbënte vepër penale. Mosha e mitur e saj ka bërë që 24 vjeçari të përballet me një dënim të tillë.