Adele pjesë e një filmi?

Adele tashmë duket se do të shkëlqejë edhe në kinematografi. Ajo është një yll në botën e muzikës, e ndërsa objektivi i radhës së këngëtares është filmi muzikal ikonë, “Oliver”.

Sipas “The Sun”, 29-vjeçarja është kontaktuar nga drejtuesit e filmit, të cilët i kanë ofruar asaj rolin e “Nancy”, në rikthimin e famshëm të filmit hit të vitit 1968.

Burime pranë yllit të “Hello” kanë bërë me dije se Adele e ka marrë ftesën me shumë entuziazëm dhe po e konsideron seriozisht këtë rol.