Adi Krasta largohet nga Top Channel?

Rikthimi i Adi Krastës në “Top Channel” bëri shumë bujë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku emri i tij të mbante mbi shpatulla edhe një shikueshmëri maksimale, por duket se jo gjithçka ndodhi ashtu siç ishte programuar. E diela, një ditë pushimi për ne, kishte një konkurrencë të fortë në kanalet televizive, e ndërsa Krasta nuk e gjeti fort veten të përkrahur nga audienca në nivele të larta. Por pas një edicioni mjaft frytëdhënës, duket se Krasta ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e tij. Kjo ka të bëjë me largimin e tij nga “Top Channel”. Të paktën këto janë zërat që qarkullojnë në rrjetet sociale, e ndërsa vetë moderatori ende nuk ka dhënë një qëndrim.

Rreth 2 javë më parë u konfirmua nga burime pranë këtij televizioni se Adi Krasta nuk do të vazhdonte më emisionin “E diell”. Po kështu hidheshin hipoteza se ai do të ndërtonte nga e para një format të ri televiziv, të ngjashëm me formatet amerikane si “Jimmy Kimmel” apo “Jimmy Fallon”. Zërat ende jozyrtarë thonë se Krasta ka vendosur ta braktisë televizionin “Top Channel”.