Aksident tragjik/ Burrë e grua përplasen nga makina

Një aksident me pasojë jetën është shënuar pak para orës 15:30, në dalje të qytetit të Kavajës, ku një mjet ka përplasur një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka gjetur vdekjen e ndërsa plagë të rënda ka marë bashkëshortja e tij.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë, ku mjeti tip “Benz” me drejtues Lulzim Elezi, 46 vjeç është përplasur me mjetin tip motor (pa targa) ku si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, N.S., 64 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Sh.S., 60 vjeçe (pasagjere në mjetin tip motor) është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Policia shton më tej se drejtuesi i mjetit tip “Benz”, Lulzim Elezi, është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.