Alarmante! Ndalohet rreptësisht konsumimi i hudhrës nëse mjekoheni me…

Të dashur lexues! Ndalohet rreptësisht përdorimi i hudhrës nëse po mjekoheni me këto ilaçe:

Ilaçet kundër tuberkulozit (Nydrazid, INH) kundërveprojnë me hudhrën.

Hudhra mund të pengojë absorbimin e këtyre ilaçeve në trup, prandaj ato mund të mos funksionojnë siç duhet për trajtimin e sëmundjes së tuberkulozit. Mos përdorni hudhër nëse trajtoheni me këto ilaçe.

Ilaçet  e përdorura për HIV/AIDS (Non-Nucleoside Reverse Transcriptase Inhibitors (NNRTIs)) kundërveprojnë me hudhrën.

Trupi zbërthen ilaçet e përdorura për trajtimin e pacientëve me HIV/AIDS për t’i nxjerrë jashtë. Hudhra mund ta përshpejtojë edhe më shumë këtë proces. Prandaj, nëse merrni hudhër së bashku me ilaçe mund të ulet efikasiteti i këtyre të fundit në trajtimin e HIV/AIDS.

Disa nga këto ilaçe të përdorura për HIV/AIDS janë nevirapine (Viramune), delavirdine (Rescriptor) dhe efavirenz (Sustiva).

Kundërveprime të moderuara. Tregoni kujdes me këto kombinime.

Pilulat për kontrollin e lindjeve (kontraceptivët) kundërveprojnë me hudhrën.

Disa pilula për kontrollin e lindjeve përmbajnë estrogjen. Trupi zbërthen estrogjenin nga këto pilula për t’i nxjerrë jashtë. Hudhra mund ta përshpejtojë këtë proces. Prandaj, nëse përdorni hudhrat dhe pilulat njëkohësisht ulet efikasiteti i këtyre ilaçeve. Në këtë rast duhet të përdoret një alternativë shtesë e kontrollit të lindjeve, si prezervativi.

Disa pilula për kontrollin e lindjeve janë ‘ethinyl estradiol’ dhe ‘levonorgestrel’ (Triphasil), ‘ethinyl estradiol’ dhe ‘norethindrone’ (Ortho-Novum 1/35, Ortho-Novum 7/7/7) etj.

Ilaçet e përdorura për trajtimin e artritit reumatoid, psoriazës etj (Ciklosporina, Neoral, Sandimmune) kundërveprojnë me hudhrën.

Trupi i zbërthen këto ilaçe për t’i nxjerrë jashtë. Hudhra mund ta përshpejtojë këtë proces. Prandaj, mos konsumoni hudhra nëse trajtoheni me ilaçe kundër artritit pasi mund të ulet efikasiteti i tyre dhe nuk do t’jua lehtësojnë dhimbjet.

Ilaçet që ndryshohen nga mëlçia (substratet e Cytochrome P450 2E1 (CYP2E1) kundërveprojnë me hudhrën).

Disa ilaçe ndryshohen dhe zbërthehen nga mëlçia. Vaji i hudhrës mund të ngadalësojë këtë proces. Përdorimi i vajit të hudhrës dhe këtyre ilaçeve njëkohësisht mund të shkaktojë efekte anësore. Prandaj, konsultohuni më parë me mjekun nëse merrni çfarëdolloj ilaçi që ndryshohet nga mëlçia.

Disa nga këto ilaçe janë: lovastatin (Mevacor), ketokonazol (Nizoral), itrakonazol (Sporanox), fexofenadine (Allegra), triazolam (Halcion).

Medikamentet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut (Antikoagulant / Antiplatelet) kundërveprojnë me hudhrën.

Hudhra mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Marrja e hudhrës së bashku me medikamente që gjithashtu ngadalësojnë mpiksjen mund të rrisin shanset për gjakderdhje.

Disa ilaçe që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut janë aspirina, klopidogreli (Plavix), diklofenak (Voltaren, Cataflam), ibuprofen (Advil, Motrin), naproksen (Anaprox, Naprosyn, të tjerë), dalteparin (Fragmin), enoksaparin (Lovenox) , Heparin, warfarin (Coumadin).

Warfarin (Coumadin) kundërvepron me hudhrën

Warfarin (Coumadin) përdoret për ngadalësimin e mpiksjes së gjakut. Konsumimi i hudhrave së bashku me warfarin (coumadin) mund të rrisë shanset e gjakderdhjes. Sigurohuni të kontrolloni rregullisht gjakun. Doza e warfarin (Coumadin) ndoshta duhet të ndryshohet. /Burimi: WebMD 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj