Almanak për datën 14 shtator

14 shtator 1917 – Rusia zyrtarisht shpallet repubikë.

14 shtator 1999 – Kiribati, Nauru dhe Tonga u bashkohen Kombeve të Bashkuara.

14 shtator 2000 – Microsoft paraqet freskimin e fundit për sistemin operativ MS-DOS. (Verzioni 8.0)

14 shtator 2000 – U paraqit Windows Me.

14 shtator 2003 – Në referendum Suedia refuzon pranimin e euros si alutë.

14 shtator 2003 – Estonia miraton të bashkuarit në BE në referendum.

14 shtator 1769 lindi – Alexander von Humboldt, intelektual, hulmtues dhe gjeograf gjerman.Profesori i famshëm gjerman dhe studiuesi i natyrës. Udhëtoi pesë vjet me radhë në kontinentin amerikano-jugor për të studiuar gjeografinë dhe zakonet e atjeshme. Sot ai vlerësohet si babai i udhëtimeve për zbulime shkencore. Rreth 150 vjet pas vdekjes së tij dhe pas një historie plot ulje-ngritje dhe përkohësisht dhe me mbyllje, Fondacioni Alexander von Humboldt i rihapur në vitin 1953, ndihmon shkencëtarët nga e gjithë bota të zhvillojnë udhëtime studimore në Gjermani.

14 shtator 1936 lindi – Ferid Murati, studjues shqiptaro-amerikan i medicinës dhe fitues i Çmimit Nobel. Babai i tij, Xhabir Murat Ejupi, ka lindur në Shqipëri në 1892 dhe ishte më i madhi prej katër fëmijëve. Nëna e tij vdiq kur ai ishte 13 vjeç. Ai dhe familja e tij ishin barinj. Në moshë të re ai iku nga shtëpia për të shitur ëmbëlsira në vendet e Ballkanit. Megjithëse kishte më pak se një vit arsim, ai mësoi të flasë shtatë gjuhë para se të vdiste në 1976, në moshën 84 vjeç. Ai u takua me një grup të rinjsh të tjerë në Austri dhe sëbashku emigruan në Shtetet e Bashkuara. Një oficer emigracioni në Ellis Island, në gusht të vitit 1913, i kërkoi emrin e tij, dhe pas kësaj oficeri i deklaroi atij që do të jetonte me emrin John Murad dhe kështu vulosi dokumentat e tij. Nuk ishte e pazakonshme që të kenë ndryshuar emrat e shkurtuar mbi emigracionin. Pasi një periudhe të shkurtër kohe duke punuar në mullinj çeliku dhe fabrika në Cleveland dhe Detroit, ai u vendos në Çikago, ku kishte disa miq. Karriera e tij ishte mjaft e larmishme dhe edhe pse ai kurrë nuk e pranoi atë, disa prej kolegëve të tij thoshin se ai ishte i dashuruar me automobilat.

Nëna e Ferid Muratit, Henrietta Josephine Bowman, u lind në vitin 1918 në Alton, Illinois dhe ishte e treta nga gjashtë fëmijët e mbijetuar të Elizabeth Lillian dhe Andrea Orvie Bowman. Gjyshja e tij ishte grua e dashur dhe e mrekullueshme. Nëna e tij bëri vetëm disa vjet shkollë dhe e la sepse i duhej të ndihmonte nënën e vëllezërit e motrat e saj më të vegjël, ndërsa nëna e saj dhe dy motrat më të mëdhaja shkonin për të punuar. Gjyshi i tij ishte marangoz që në përgjithësi punonte me kohë të pjesshme dhe shpesh shpenzonte paratë e tij të pakta në bare dhe lokale para se të shkonte në shtëpi. Varfëria në fëmijëri dhe edukimi minimal i të dy prindërve të tij ndikoi shumë tek Ferid Murati dhe vëllezërit e tij më të vegjël në arsimimin e tyre dhe zgjedhjen të karrierës. Një vëlla i tij u bë dentist dhe tjetri profesor i antropologjisë me shkallë të doktoraturës.

Nëna e tij iku nga shtëpia në moshën 17 vjeçare në 1935 për t’u martuar me babanë e tij i cili ishte 39vjeç. Ferid Murati u lind më 14 shtator 1936 në shtëpi në banesën e tyre të vogël në Uajting, Indiana. Vëllezërit e tij John Abderhaman dhe Turhon Allen lindën më 1938 dhe 1944. Ata u rritën në një apartament me katër dhoma mbrapa restorantit të prindërve.

14 shtator 1321 vdiq – Dante Alighieri, shkrimtar italian.Pati një jetë shumë të mundimshme, vdiq në ekzil larg nga qyteti i tij i lindjes. Dantja është autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, si antonomasi e letërsisë të të gjitha kohrave.

Dante Aligieri jetoi në prag të Rilindjes Evropiane, e cila lindi titanë të vërtetë për nga forca e mendimit dhe e pasionit, për karakterin dhe diturinë e shumanshme. “Perëndimi i Mesjetës feudale dhe afrimi i epokës së sotme”, u shënua nga një figurë vigane. Ky është italiani Dante, më i madhi poet i Italisë, një nga figurat më gjeniale të letërsisë botërore, poet i fundit i Mesjetës dhe njëkohësisht poeti i parë i kohës së Re. Konsiderohet si babai i gjuhës italiane. Biografët thonë se jo vetëm letrarët dhe njerëzit e kulturuar, por dhe njerëzit e thjeshtë lexonin dhe mësonin përmendësh pjesë nga Komedia Hyjnore.

Si personalitet krijues, me ndjenja të zhvilluara atdhetare, Dantja udhëhiqej nga besimi se poezia duhet t’i shërbente popullit, të ishte pasqyrim i ngjarjeve politike dhe në funksion të ndërtimit të një shoqërie më të përparuar. Sipas Dantes, njeriu duhej të çlirohej nga kufizimet fetare dhe të synonte drejt shprehjes së lirë të mendimeve dhe të ndjenjave të tij, si dhe drejt zgjimit të vetëdijës qytetare e politike. Vetëm kështu do të mund të zotëronte, sipas tij, humanizëm dhe demokratizim në marrëdhëniet më njerëzit e tjerë. Pjesëmarrja aktive në jetën shoqërore e politike të Firencës i siguroi Dantes karrierë të shpejtë e të ndritshme, por ndoshta edhe goditjen më të madhe e më të dhimbshme të jetës së tij.

14 shtator 1949 vdiq – Pandeli Evangjeli, politikan shqiptar, ish kryeministër i Shqipërisë. Kostas Karamanlis u betua si Kryeministër i Greqisë më 10 mars 2004, tre ditë pasi partia e tij Demokracia e Re (ND) arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, në të cilat kjo parti e rimori pushtetin pas më shumë se një dekade.