Ambasadori i Palestinës në bashkinë e Elbasanit

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit  Qazim Sejdini ka pritur në një takim ambasadorin e Palestinës në vendin tonë, Jaser Al-Najar. Gjatë takimit të zhvilluar në Bashkinë e Elbasanit dy zyrtarët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos përsa i përket fushave të bujqësisë dhe pemtarisë.
Sejdini njohu Z. Al Najar me Bashkinë e Elbasanit dhe mundësitë që ajo ofron për investitorët e huaj duke veçuar zona turistike me bukuri të mëdha si Gjinari, Funari, Bysheku apo Tregani.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit gjithashtu diskutoi për zonën e ish Kombinatit Metalurgjik dhe mundësitë e pafund që ajo ofron për bizneset e mëdha.