“Anti-informaliteti 3”, aksion në 100 ditët e ardhshme

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se do të rinisë akisioni anti-inormalitet. Në 100 ditët e parë të mandatit të dytë kreu i ekzekutivit pohoi se puna e tatimeve do të fokusohet në kasionin “anti-informaliteti 3”.  Ky aksion do të ketë një qasje të re ndaj bizneseve.

Tre fazat e aksionit

Në fazën e parë kishim një dyndje të inspektorëve dhe institucioneve në dyert e biznesit i cili ngriti shqetësimin për mënyrën sesi po trajtohen. Në fazën e dytë të deklaruar, qeveria pati një zbutje të toneve duke kërkuar që tatime, doganat dhe biznesi të shihen si partner dhe jo si armiq. Tashmë në fazën e tretë pranë derës kreu i qeverisë deklaroi se do të kemi sërish një tjetër qasje të palëve për të zgjidhur situatën me bizneset joformale.

Ai deklaroi se biznesi do të ketë tani edhe një Ombudsman (avokat) brenda qeverisë që do të jetë ministri për marrëdhëniet e Shtetit me Sipërmarrjen. Rama parashtroi disa nga ndërhyrjet më urgjente të cilat do të përkufizohen në shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë. Për çudi këto ishin edhe disa nga sektorët që u trajtuan si prioritarë edhe në mandatin e parë dhe ku të paktën shëndetësia u përfshi në një valë koncesionesh. Lidhur me infrastrukturën Rama paralajmëroi një përfshirje më të madhe të biznesit në partneritete duke nënkuptuar projektin e famshëm 1 miliardë dollarësh

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj