Austria mobilizon ushtrinë për të sprapsur migrimin ilegal

Pavarësisht deklarimeve të Brukselit, Austria ka krijuar një moldel të mbikëqyrjes së përbashkët suhtarake të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian me Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë, Kroacinë dhe Slloveninë në rast të ndonjë vale të re migrative, shkruan Jutarnji list.

Ushtria do të ndihmojë policinë në kontrollin e kufirit, ka bërë me dije ministri austriak i Mbrojtjes Hans Peter Doskozil, përcjell Konica.al.

Sipas tij, gjendja e vitit 2015 nuk duhet të përsëritet, dhe kjo është arsyea ka skenarë të caktuar me qëllim të parandalimit të migrimit ilegal.

“Ne po e shohim se rrugët migrative janë ende aktive. Kriza e migrantëve nuk mund të kapërcehet në nivel shtetëror, por vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka theksuar Doskozil.

Gjashtë vende të Evropës qendrore po bëjnë përgatitje për një valë të mundshme të migrantëve dhe operacionet e përbashkëta të forcave ushtarake në kufijtë e BE-kanë filluar qysh prej muajit qershor.

Një takim i Nismës së Evropës Qendrore për Mbrojtje është mbajtur në Praë, ku është vendosur të ndërmirret një plan i përbashkët veprimi.

Ministri austriak i Mbrojtjes ka sqaruar se plani është ndeshur me kritika të rrepta në Bruksel, dhe veçanërisht nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Austria ka angazhuar 1800 ushtarë në kufijtë me Sllloveninë dhe Hungarinë qysh para një viti, dhe këtë vit, pavarëisht kritikave të ndryshme, edhe 70 ushtarë në kufirin me Italinë me qëllim të parandalimit të hyrjes ilegale të migrantëve.

Ushtarët austriakë kanë kapur disa mijëra migrantë ilegalë, ndërkohë që autoritetet në Vjenë po shqyrtojnë mundësinë që ky vendim të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti.

Ndërkohë, ministri Doskozil paralajmëron se këto masa mund të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke qenë se rrugët e migrantëve janë ende aktive.

 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj