Basha kopjon sërish Berishën, opozitë sipas modelit të biografisë

Një ditë e nxehtë dhe e zhurmshme dje për politikën e vendit. Pas një seance maratonë, Kuvendi miratoi programin e ri të qeverisë Rama II.

Deputetët e opozitës, patën mundësinë që të pyesin apo të kritikojnë programin e Ramës.

Por ajo që u pa dje në Kuvend, ishte se demokratët nuk e kishin hallin te programi i qeverisë, por te Gramoz Ruçi.

Duke nisur që nga kryetari Lulzim Basha, Berisha dhe të gjithë deputetët e tjerë demokratë, kundërshtuan ashpër dhe kërkuan largimin e Ruçit nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Basha, dje kishte mundësinë që të shpaloste forcën e opozitës. Atij i nevojitet një opozitë e re me një model ndryshe nga e vjetra.

Kishte mundësinë që të kritikonte programin e qeverisë, taksat, reformat në shëndetësi, arsim apo ekonominë e vendit. Shumë pak u përmenden këto probleme, sepse në kryeqënder të sulmeve PD kishte Gramoz Ruçin.

Duket se Basha e ka të vështirë që të shkëputet nga modeli i vjetër i Berishës, ku në thelb të sulmeve është biografia.

Kjo mundësi, duhet të ishte shfrytëzuar nga Basha për të reformuar bërjen e opozitës.

Ai i la në tavolinë këtë rol LSI. LSI u mor me programin e Ramës duke anashkalur paksa çështjen e Ruçit.

Modeli i vjetër i opozitës dëmton rolin e PD dhe drejtimin e Bashës.

Ndërkohë që PD ka tre ditë që sulmon ashpër Gramoz Ruçin, tre deputetë demokratë e votuan, duke përmbysur kështu sulmet e Bashës dhe të Berishës për kryetarin e ri të Kuvendit.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj