Berisha e kritikoi publikisht/ Basha “injoron” ish-kryeministrin

Kryetari i PD-së ka reaguar një ditë pas kritikave që ish-kryeministri Sali Berisha bëri për të dhe këshilltarët e tij, duke i quajtur këta të fundit mizerabël.

Në përgjigje të këtyre deklaratave Basha ka thënë se të gjitha çështjet do të diskutohen me transparencë.

“Në qoftë se tallet me gjakun e shqiptarëve, të dijë se pirja e gjakut nuk është metaforë. Rama 1 u ka marrë shqiptarëve 1.5 miliardë dollarë, para që janë vjedhur. Ta nisë duke u kthyer këtë gjak shqiptarëve. Mendoj se për shqiptarët çdo ditë që kalon bëhet më e qartë. Gjërat do shkojnë keq e më keq që vendi të qeveriset nga Edi Rama me një kabinet fasadë. Pas kësaj fasade do vazhdojë vjedhja e shqiptarëve, pirja e gjakut, papunësia. Detyra kryesore e PD është të mobilizojmë të gjithë forcat tona brenda dhe jashtë sallës”, tha Basha.

Po kritikat e ish kryetarit?

Kjo është sfida e ditës, të tjerat janë çështje që na takojnë ne si PD, i diskutojmë me transparencë. Por në asnjë mënyrë nuk duhet hequr vëmendja nga kjo që po ndodh, nga kjo e keqe e madhe që po vazhdon të thellohet.

Ku asgjë nuk ka ndryshuar. Tema kryesore sot është që ky njeri nuk mund të tallet duke e përdorur pirjen e gjakut si metaforë.

Si do e largoni Ramën kur në seancën e parë rrodhën dy vota?

Ky është mesazhi që kam sot për ju. Kur të organizojmë konferencë do tu përgjigjem. PD nuk ka rrugë pas, por vetëm rrugë përpara. Kjo kalon përmes një debati të hapur dhe transparent, të vërtetë dhe që i shkon përshtat interesave të qytetarëve, jo të miave personale.