Berisha sposton Bashën? Ç’po ndodh me PD-në?

Ish-kryeministri Berisha, në një intervistë në emisionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka, është rrëfyer pa doreza në lidhje me humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe kërkesës së pafundme të qytetarëve që ai të rikthehej sërish në krye të partisë.

Por mjaft i prerë në qëndrimin e tij, ai ka pohuar se rikthimi i tij nuk i shërben PD-së, por as vendit.

“Berisha ka bërë një deklaratë dhe do gabojnë gjithnjë ata që s’i marrin deklaratat ashtu siç i them unë. Kam përsëritur disa herë, se largimi im është pa rikthim.

Në situatën e krijuar pas zgjedhjeve, kishte me mijëra mesazhe që më kërkonin rikthim. Por kjo s’mund të bëhej kurrë. Rikthimi im nuk i shërben PD-së, por as vendit tim”, përfundoi Berisha.