BSH: Si u zëvendësuan monedhat e argjendit me Skënderbeun

Më 22 gusht 1939, Banka Kombëtare e Shqipnis (1925-1945), hodhi për të fundit herë në qarkullim, monedha prej argjendi. Ato ishin të prerjeve prej 5 dhe 10 lekë. Në bazë të Dekretit të Mëkëmbësit dhe Ligjit të ri për rregullimin monetar të vitit 1939, ato zëvendësuan monedhat e argjendit 1 dhe dy franga ar, emetime të viteve 1927, 1935 dhe 1937. Më pas, monedhat e qarkullimit u shtypën vetëm në metal të thjeshtë. “Faqja e këtyre monedhave, siç përshkruhet në ligj, mban bustin në profil të Mbretit Viktor Emanueli III me mbishkrimin “MBRET E PER VITT EM III RE E IMP”. Shpina mban shqiponjën dykrenare të Skënderbeut dhe dy fasha liktoriane anash saj, si dhe mbishkrimet: SHQIPNI – ALBANIA Lek 5; SHQIPNI – ALBANIA Lek 10”-bën të ditur Banka e Shqipërisë.

“Seria e monedhave të jashtëzakonshme përkujtimore, “500-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”, u emetua prej Bankës së Shtetit Shqiptar (1945-1992) me qëllim “për të ndihmuar në popullarizimin, njohjen dhe përjetësimin e traditave të lavdishme të popullit tonë në luftën për liri dhe pavarësi…” dhe JO për qëllime të rregullimit të qarkullimit monetar si në rastin e vitit 1939. Pra, ato mbetën monedha përkujtimore dhe jo qarkullimi pavarësisht nenit 2 të Dekretit të vitit 1968. Gjithashtu, në raportet e saj të vitit 1969, Banka e Shtetit Shqiptar nënvizon shitjen e ulët numizmatike të kësaj serie, e lidhur më së shumti me çmimin e lartë të tyre dhe mungesën e reklamimit në shtypin e kohës, tjetër dëshmi kjo se këto monedha nuk u përdorën për arsye qarkullimi”-bën të ditur Banka e Shqipërisë.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj