Buffon “viktima” e fundit, Messi u ka shënuar 138 portierëve

Nuk arriti t’i shënojë në dy vitet e fundit, por mbrëmë portieri i Juventus, Gianluigi Buffon, u bë “viktima” e fundit e Lionel Messit, teksa realizoi dy gola dhe Barcelona fitoi 3-0 në “Camp Nou”. Duke llogaritur edhe Buffon, ylli argjentinas u ka shënuar deri më tani 138 portierëve në karrierën e tij.

Tashmë Messi është ngjitur në kuotën e 96 golave në 116 ndeshje në Champions League, teksa 59 prej tyre janë shënuar në fazën e grupeve dhe 37 me eliminim direkt. Me një mesatare 0.83 gola për ndeshje, ai kalon edhe Cristiano Ronaldon, por portugezi e ka kapur shifrën 100.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj