Çështja e Mark Frrokut/ Dorëhiqet kolegji penal i Gjykatës së Apelit

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i ish-deputetit Mark Frroku.

Gjyqtarët Shkëlqim Mustafaj, Andi Civici dhe Fatmira Hajdari janë tërhequr pasi kanë gjykuar më parë një kërkesë të të pandehurit për përfundimin e afateve të paraburgimit, gjatë kohës që çështja e tij po trajtohej në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës.

Aktualisht pritet që të zgjidhet një tjetër trupë gjykuese.

Kujtojmë se Mark Frroku u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe u dënua me 7 vite e gjysmë burg për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm, ndërsa u shpall i pafajshëm për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë. 

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj