Champions / Dita e dytë, ja kuotat e basteve sportive

Sot do të luhen 8 ndeshjet e tjera në grupe të Champions League, përktaësisht në grupet E, F, G dhe H. Nuk do të luhet Barça-Juve, por gjithsesi nuk mungojnë përballje të forta, si Liverpool-Sevilla apo Tottenham-Dortmund. Real Madrid do ta nisë me marsh të parë, teksa pret modestët qipriotë të APOEL, që rikthehen në të njëjtin grup me kampionët në fuqi të Europës. Rikthehet në fushë edhe Cristiano Ronaldo.

Ka edhe përballje të tjera interesante, ku spikat Shakthar Donetsk-Napoli apo Porto-Besiktas, ekipe që kërkojnë herë pas here të lënë gjurmë, pse jo, edhe të kualifikohen. Interesant është dueli gjermano-francez Leipzig-Monaco, ku ekipi gjerman merr pjesë për herë të parë. Natyrisht, favorit absolutë për të fituar sonte, sipas basteve sportive, janë Real Madrid dhe Manchester City.

Ndërkohë, UEFA ka pasqyruar kuriozitetet dhe rekordet që mbahen në Champions League:

LOJTARËT

Më shumë paraqitje, 87 – Iker Casillas (Real Madrid, Porto)

Më shumë gola: 57 – Lionel Mesi (Barcelona)

Mesatarja më e mirë shënimi: 1.00 gol për ndeshje – Lionel Messi (59 gola në 58 paraqitje në fazën e grupeve)

Më shumë edicione: 19 – Iker Casillas (Real Madrid, Porto)

Më shumë gola në një ndeshje: 5 – Luis Adriano (BATE Borisov -Shakhtar Donetsk 0-7, 21 tetor 2014)

Më shumë gola në një edicion të vetëm: 11 – Cristiano Ronaldo (Real Madrid, 2015/16)

GOLAT MË TË SHPEJTË

Goli më i shpejtë: 10.96 sekonda – Jonas (Valencia -Bayer Leverkusen 3-1, 1 nëntor 2011)

Autogoli më i shpejtë: 2 minuta e 9 sekonda – Inigo Martinez (Manchester United-Real Sociedad 1-0, 23 tetor 2013)

Tregolëshi më i shpejtë: 8 minuta – Gomis (Dinamo Zagreb 1-7 Lion, 7 dhjetor 2011)

REKORDET E MOSHËS

Lojtari më i ri në moshë në fazën e grupeve: 16 vjeç e 87 ditë – Celestine Babayaro (Anderlecht-Steaua Bucurest 1-1, 23 nëntor 1994)

Shënuesi më i ri në fazën e grupeve: 17 vjeç e 195 ditë – Peter Ofori-Quaye (Rosenborg-Olimpiacos 5-1, 1 tetor 1997)

Lojtari më i moshuar në fazën e grupeve: 43 vjeç e 253 ditë – Marco Balotta (Real Madrid-Lazio 3-1, 11 dhjetor 2007)

Shënuesi më i moshuar në fazën e grupeve: 38 vjeç e 59 ditë – Francesko Toti (CSKA Moskë-Roma  1-1, 25 nëntor 2014)

NDESHJET

Më shumë gola në një ndeshje: Borussia Dortmund-Legia Warsaw 8-4, 22 nëntor 2016

Diferenca më e madhë në fitore: 8-0 (dy herë) – Liverpool-Besiktas 8-0 (6 nëntor 2007), Real Madrid-Malmo 8-0 (8 dhjetor 2015)

Barazimi me më shumë gola: 4-4 (dy herë) – Hamburger-Juventus 4-4 (13 shtator 2000), Leverkusen-Roma 4-4 (20 tetor 2015)

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj