Çka është përçarja?

”Hafiz Dalliu tregon që në vitin 1908 kur Refik Bej Toptani që ishte kryetar i Xhemijetit (Xhon Turqve) të Tiranës dhe një nga pak propagandistët e shqiptarizmit, nisi të shpërndajë disa abetare me gërma latine në qytet, u përballë me rebelimin e popullit, hoxhallarëve, oficerëve, qeveritarëve, tregtarëve dhe pasanikëve. Propaganda kundër të mësuarit të gjuhës shqipe dhe të qenit shqiptar ishin aq të mëdha saqë hoxhallarët thonin: Shqipja të ban kaurr, të ban me marrë për grue i vëllai motrën, të ban me shembë teqe e xhamija, të ban me lanë Kuranin, agjinesën, të lamen e të tjera. Në rrugët e Tiranës, fëmijët ju bërtisnin ‘shqiptarëve’ ‘Ngordhi shqipja jahu!’ Ndërsa halldupët e Tiranës këndonin: Gjithë të zezat i kam punue / por shqip shyqyr s’kam këndue. Biles katunaria e Tiranës e cila ishte urdhëruar nga Xhon Turqit e Tiranës për të vrarë ‘kaurët shqiptarë’ kur del në qytet dhe takojnë Refik Bej Toptanit e pyesin: – zotni, po na thonë se jeni ba shqiptar.” ( olsi jazexhi ) .

Sa larg që shkohet nga ky maskara i jazexhive të porositur!

Nga rreshtat e mësipërm të këtij jazexhiu e shohim se sa vështirë ishte në atë kohë të ndahesh nga e kaluara turke. Po sot? Pse vallë, sot?

Hoxhallarët thonin: Shqipja të ban kaurr, të ban me marrë për grue i vëllai motrën, të ban me shembë teqe e xhamija, të ban me lanë Kuranin, agjinesën, të lamen e të tjera ( Olsi Jazexhi )  Sot si e thonë?

Kush përçan këtu?  Çka duan jazexhitë sot ? Përçarjen e tërësisë kombëtare sipas porosive.
Kur jemi tek përçarja; nëse hoxha i Kumanovës e njollos 1912-ën , Ismail Qemalin dhe flamurin, si mendoni që ne të heshtim  ?
Apo e mendoni që mos të prishim “rahatllikun“ e dikujt që merr para të majme për të çorientuar një popull të tërë ? Jo, jo nuk do heshtim . E dimë që ballafaqimin e kemi shumë të vështirë por nuk do heshtim.
Si mendoni ju të uruar, që të heshtin sharjet e historisë sonë të lavdishme ?

Si e mendoni që për “hatër “ të dikujt që merr para , ose që e ka nga depresioni pse nuk ka mundur të gjëjë veten ne të heshtim, kur ai  do  t’iu “dhurojë” serbëve  Skënderbeun ? Si e mendoni që historinë tonë të mohuar që nga pellazgët e këndej t`iu falim grekëve e romakëve ? Jo!

Përçarja është e dëshiruar nga që gjithë ditën i akuzojnë të tjerët si përçarës. Përçarja është nga ata që trillojnë shpifje nga më të ndryshme për  ata që i dalin krah të vërtetës
Ndoshta paska pas  hyr fitili i shtrembërimit shumë herët tek ne : Në vitin 1987 Nermin Vlora Falaschi mori pjesë në Seminarin e Kulturës Shqiptare për të Huaj, i cili mbahej në Prishtinë në çdo vit. Për të marrë pjesë në këtë seminar zonja Nermin Vlora Falaschi u ftua zyrtarisht nga drejtori i Seminarit, akademik Prof. Dr. Idriz Ajeti.

Pjesëmarrja e Nermin Vlora Falaschit e zbukuroi Seminarin dhe ia dha një frymë të re. Për ta mbajtur kumtesën kësaj iu caktua salla solemne e Institutit Albanologjik. Salla u mbush plot e për plot me pjesëmarrës të Seminarit. Të gjithë seminaristët ligjërimin e zonjës Nermin e përcollën me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse prej saj dëgjuan informata të reja nga qytetërimet e lashta të të parëve tanë: pellgazëve-ilirë ve-etruskë ve.

Bashkëshorti i Nerminës, zotëri Renzo, e inçizonte me kamerë ligjërimin e saj (17.VIII.1987) .Mirëpo, fatkeqësisht, këtë atmosferë të këndshme, e prishi Idriz Ajeti me asistentin e vet, Rexhep Ismailin dhe Exhhlane Dobruna- Salihun )

Ishte koha e Azem Vllasit , dhe normalisht që duhej reaguar keq (https://www.ikvi.at/?p=13299 )
Ose kur postohet kjo : “Ky është Mitropoliti i Korçës Foti Kallpidhis të cilët shqiptarët e vranë më 9 Shtator 1906. Kjo vrasje erdhi si hakmarrje për vrasjen e dy vëllezërve të cilët ishin mësonjës të shkollave shqipe, Theodhos dhe Kristo Harallambo- Negovani të cilët u masakruan nga grekët më 12 Shkurt 1905. Mitropoliti Fotis ishte rusë me origjinë, i lindur në Gjeorgji. ( nga A. llalla )
Dikush  më shkruan dhe më akuzon për ndjelljen e vëllavrasjes. Mjerim .

Ose kjo : “. Ky kosovari  ( Fahri Xharra vr,ime ) dhe se e respektoje me anatemon per nga emri, dicka nuk i shijon. Por une nuk i ve faj, se mes teje dhe atij ja nje ndryshim te madh. Ai vjen nga nje firmim historik krejt tjeter nga yti dhe imi dhe ne te dy, nga ndryshime qe ti i din mjaft mire.

Secili ka te veteta ne “gotën” e vet, – ti si komunist, Xharra si produkt i urrejtjes mes Serbise dhe kultures islamike, dhe unë qe jam viktimë e sistemit qe ngrite ti, por qe dhe ne Xharren s`me lidh gjë përveç se gjuhës.

Pra : , por qe dhe ne Xharren s`me lidh gjë përveç se gjuhës.

Unë kam arsyen, unë kam biblën, kam dhe kushtetutën e vendit tim. Unë kam dhe sensin, që me të gjej rrugën e paqes, në të kundërt nuk do të gjesh paqe kurrë. Kjo bote nuk kalohet vetëm. Evropa i la konfliktet dhe hoqi kufijtë, ju kufi racore, fashist apo nazist, kufi pellazgësh, pa bëre me parë analizën dhe të shohim se çfare dilni. Një popull që shenjtërojnë vrasësin e vet në xhamitë e sulltanëve mizore, unë them qe është bastard dhe kurrë nuk do të pajtohem me të.

Turp t’ju vijë që i ndatë shqiptaret në fe, servilë dhe burracakë. Na bëjeni shqiptarizmen ju që tradhtuat betimin e të parëve dhe u katandiset kështu të copëtuar e pa dinjitet. Ndryshoni, ndërmerrni reforma dhe kur të bëheni si unë, do të kuptoni se nuk ka nevojë për slogane bashkimi, se ai është bere. Këto primitive janë vite drite larg moralit të paqes. “
Pra , çka është përçarja dhe ju si e kuptoni atë ?

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj