Cristiano Ronaldo thyen 3 rekorde në Champions (Video)

Ka munguar në 3 ndeshje radhazi në kampionat, por është kthyer në fushë në Champions dhe ka realizuar dy gola në fitoren 3-0 të marrë nga Real Madrid kundër APOEL Nicosia. Falë këtyre dy golave ai është bërë lojtari që ka shënuar numrin më të madh të golave në ndeshjet e Champions League të luajtura në shtëpi, me 55 gola, duke kaluar Messin, që ka 54.

Një nga këto gola ka ardhur nga pika e bardhë e penalltisë dhe tani ylli portugez është bërë lojtari me numrin më të madh të 11-metërshave të realizuar në historinë e Champions League. Ronaldo ka realizuar 12 herë me penallti, një më shumë se Lionel Messi. CR7 shkon në 110 gola në kompeticionet europiane, si asnjë tjetër.