Çrregullime hormonale? Këto janë ushqimet që balancojnë hormonet!

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në trup duke qenë se janë të vetmit përgjegjës për emocionet, tretjen, metabolizmin, dëshirën seksuale, madje edhe energjinë. Ja pse është e rëndësishme të konsumoni ushqimet e duhura që rregullojnë prodhimin e hormoneve, kështu organizmi do të funksionojë siç duhet.

Ja cilat janë disa nga ushqimet që duhet të përfshini në dietë nëse doni të rregulloni hormonet.

Vaji i kokosit përmban acid laurik që mund të ndihmojë në shërimin e plagëve në lëkurë, plus që është i mirë edhe për balancimin e hormoneve. Një tjetër përfitim i vajit të kokosit është se mund të vrasë edhe bakteret dhe viruset e tjera në trup, ndërkohë që në të njëjtën kohë mund të rrisë nivelet e energjisë, përmirëson tretjen dhe përshpejton metabolizmin.

Spinaqi, shpargu, kale dhe perime të tjera të gjelbra janë gjithashtu të mira për t’u përfshirë në dietë, duke qenë se janë të pasura në antioksidues, plus që përmbajnë një sërë vitaminash dhe mineralesh që ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të ndryshme.

Nëse keni probleme me fytyrën, akne apo njolla të tjera, duhet të përfshini bajamet në dietë. Ato mund të rrisin prodhimin e hormonit adiponectinë në trup, që është përgjegjës për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, kështu nivelet e insulinës mbeten të njëjta.

Një tjetër ushqim që duhet të merrni në konsideratë është kanella. Kjo erzë mund t’ju ndihmojë të mbani lëkurën e pastër, balancon hormonet, rrit pjellorinë dhe përmirëson humorin. Përveç kanellës duhet të përfshini në dietë edhe erëza të tjera, sidomos ato pikante.

Avokado dhe yndyrnat e shëndetshme tek frutat janë të mira kur bëhet fjalë për hormonet, pasi nxisin lëkurën të prodhojë dhe qarkullojë hormonet në trup. /Burimi: Health Digezt

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutem shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj